• e enjte, 02 janar 2025

Nikollovski - Latifi: E konsoliduam MEPSO-n përmes kursimeve nga harxhimet joproduktive

Nikollovski - Latifi: E konsoliduam MEPSO-n përmes kursimeve nga harxhimet joproduktive

Shkup, 30 dhjetor 2024 (MIA) - Në Ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve sot është mbajtur Kuvendi i rregullt vjetor i aksionarëve të SHA MEPSO. Kuvendi e ka shqyrtuar Raportin vjetor financiar dhe Raportin vjetor për punën e SHA MEPSO për viitn 2023, si dhe punën e Këshillit drejtues dhe mbikëqyrës të Shoqatës për vitin 2023. Në Kuvend u theksua se prioritet në punën e kompanisë i jepet menaxhimit efikas të sistemit elektrotransmetues përmes zhvillimit optimal dhe të qëndrueshëm të kompanisë, informojnë nga Ministria e Transportit.

Në Kuvend, në prani të ministri Nikollovski dhe drejtorit dhe kryetarit të BD, Burim Latifi, u notua se Shoqata aksionale me punën e saj financiare i ka konsoliduar gjendjet e trashëguara përmes zvogëlimit të harxhimeve joproduktive dhe përforcimin e kapaciteteve përmes projekteve zhvillimore.

"Në Kuvend u informua për prishjen e Marrëvehsjes për ndërtimin e largpërpçuesit 400 kilovoltësh mes Maqedonisë dhe Shqipërisë si rezultat të përparimit shumë të dobët të punës nga ana e Realizuesit. me këtë rast, u theksua se SHA MEPSO punon në procesurën e ritenderimit sipas rregullave të Bankës Evropiane për Ripërtëritje dhe Zhvillim, si huamarrës për realizimin e këtij projekti kapital", thuhet në kumtesë.

Kuvendi u informua për projekte kapitale që do të realizohen në vitin e ardhshëm, mes të cilëve ndërtimi i trafostacionit Ohër, pastaj ndërtimit të trafostacionit të ri Dubrovë, modernizimin e rrjetit transmetues Veles - Shkup 4, pastaj rrjetit transmetues Manastir 1 - Prilep 1, rrjetit transmetues nga Gostivari deri në Sopotnicë, një pjesë e kapacitetit transmetues në Maqedoninë Juglindore përmes ndërtimit të ttrafostacionit të ri në Miletkovë, si dhe instalimin e sistemit të ri SKADA në qendrën dispeçere.

Ministria e Transportit, sqarojnë prej aty, është aksionari i vetëm në SHA MEPSO në pronësi shtetërore. bsh/

Foto: Ministria e Transportit dhe Lidhjeve

 

QËNDRONI TË LIDHUR