• e premte, 28 qershor 2024

Nikolloski në Uashington: Identifikohen prioritetet në kornizën e re katërvjeçare për partneritet

Nikolloski në Uashington: Identifikohen prioritetet në kornizën e re katërvjeçare për partneritet

Shkup, 14 korrik 2023 (MIA) - Zëvendësministri i Financave, Filip Nikolloski, në selinë e Bankës Botërore në Uashington realizoi takime me drejtorin ekzekutiv të Bankës Botërore, Kun Davidse dhe drejtorin për Zhvillim Njerëzor, Majkëll Rutkovski.

Takimi, kumtuan nga Ministria e Financave, është në funksion të përgatitjes së Kornizës së re për partneritetin e vendit me Bankën Botërore për periudhën 2024-2028.

Zëvendësministri shprehu mirënjohje për këtë institucion financiar ndërkombëtar për përgatitjen e Diagnostifikimit të Sistemit të vendit, i cili është një raport analitik që i paraprin Kornizës së Partneritetit.

"Identifikimi i kujdesshëm i prioriteteve është më i rëndësishmi për zbatimin me sukses të programit të ri dhe arritjen e synimeve të përcaktuara. Prioritetet që do të inkorporohen në Kornizën e re të Partneritetit duhet të rrjedhin nga ajo që është përcaktuar si prioritet i Qeverisë në dokumentet strategjike kombëtare dhe në Programin për Rritje Ekonomike, i cili përfshin reformat kyçe të miratuara bashkërisht me Bashkimin Evropian, i cili gjithashtu do të thotë afrim më i shpejtë i vendit me BE-në", theksoi Nikoloski.

Në takim është diskutuar edhe për portofolin aktual të projekteve që janë duke u realizuar në vend me mbështetjen e Bankës Botërore, në kuadër të të cilave janë duke u realizuar nëntë projekte me kredi rreth 400 milionë dollarë amerikanë.

Nikolloski iu referua edhe aktiviteteve që Qeveria i ndërmerr për miratimin e Strategjisë për kapital njerëzor, si dokument strategjik me qëllim të arritjes së rritjes më të shpejtë, gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme dhe qytetarëe t'u sigurohen kushte më të mira dhe standard më të mirë të jetës.

Nikolloski, në Uashington, në selinë e Fondit Monetar Ndërkombëtar pati takime me drejtorin alternativ ekzekutiv Luc Dresse dhe shefin e misionit të FMN-së Zhak Minian.

Nikolloski, në Uashington, realizoi takime edhe në selinë e Fondit monetar ndërkombëtar me drejtorin alternativ ekzekutiv Luk Drese dhe shefin e misionit të FMN-së, Zhak Minian. Në takim është biseduar edhe për gjendjen ekonomike dhe politikat në vend, me ç'rast Nikolloski theksoi përkushtimin e Qeverisë për sigurimin e qëndrueshmërisë afatgjatë fiskale. ls/

Foto: Ministria e Financave

 

QËNDRONI TË LIDHUR