• e shtunë, 29 qershor 2024

Igor Janushev emërohet për Sekretar të përgjithshëm të Qeverisë, Vlladimir Nelloski shef i kabinetit të kryeministrit

Igor Janushev emërohet për Sekretar të përgjithshëm të Qeverisë, Vlladimir Nelloski shef i kabinetit të kryeministrit

Shkup, 28 qershor 2024 (MIA) - Qeveria në seancën e parë të sotme ka emëruar Igor Janushevin për Sekretar të përgjithshëm të Qeverisë, ndërsa për shef të kabinetit të kryeministrit është emëruar Vlladimir Nelloski, ndërsa zëvendësi i tij Sashe Pavloski, derisa Ivica Tomovski është emëruar drejtor i Shërbimit për punë të përgjithshme dhe të përbashkëta.

Janushev, siç informojnë nga Pres shërbimi qeveritar është jurist i diplomuar në Fakultetin Juridik “Justiniani i parë” – Shkup. Përvoja e tij e mëparshme përfshin punën si deputet në Kuvend, drejtor në NQP "Shkup" dhe udhëheqës i Sektorëve të aviacionit dhe çështje të përgjithshme pranë Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve. Si deputet, Janushev ka qenë shef i delegacionit të Asamblesë Parlamentare të OSBE-së dhe kryetar i Komisionit për mbikëqyrjen e zbatimit të masave për ndjekjen e komunikimeve.

Vlladimir Neloski, thuhet në kumtesën e Qeverisë ka të kryer Fakultetin ekonomik, është gjithashtu magjistër i Fakultetit Juridik “Justiniani i parë” në fushën e të drejtës korporative. Ai ka qenë këshilltar në Qytetin e Shkupit. Më parë ka qenë i punësuar në Agjencinë për komunikime elektronike dhe ka përvojë të gjerë në menaxhimin e proceseve dhe resurseve njerëzore.

Sashe Pavlovski ka të kryet Fakultetin ekonomik pranë USHCM. Ai ka përvojë pune shumëvjeçare në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe përvojë për veprim menaxherial. Ai ka qenë anëtar i Këshillit mbikëqyrës të MEPSO-s dhe kryetar i Bordit menaxhues të Parkut kombëtar “Mavrovë”.

Ivica Tomovski është emëruar drejtor i Shërbimit për punë të përgjithshme dhe të përbashkëta. Ai ka magjistraturë në menaxhimin e resurseve njerëzore dhe përvojë shumëvjeçare profesionale në punë biznesi, shërbime konsulence dhe menaxhim në sektorin privat. Tomovski është ish drejtues i ELEM Turs dhe ka kryer trajnime në disa shkolla ndërkombëtare për menaxhim të resurseve njerëzore. qa/

Foto: Qeveri

QËNDRONI TË LIDHUR