• e diel, 22 dhjetor 2024

Hospitalizohen 11 raste të reja me kollën e mirë, gjithsej 826 të sëmurë në vend

Hospitalizohen 11 raste të reja me kollën e mirë, gjithsej 826 të sëmurë në vend

Shkup, 28 qershor 2024 (MIA) - Nga data 21 deri 27 qershor janë raportuar 40 raste të reja me kollën e mirë, një më pak krahasuar me shtatë ditshin e mëparshëm. Nga rastet e reja, 11 janë shtruar në spital, njoftoi drejtori i Institutit të Shëndetit Publik (ISHP), Shaban Memeti. 

"Sa i përket shpërndarjes gjeografike, shumica e rasteve janë raportuar në Shkup - 27 ose 67,5 për qind. Tetë raste janë raportuar edhe nga Manastiri, tre nga Tetova dhe dy raste të reja nga Resnja. Mosha e pacientëve sillet nga një muaj deri në 42 vjeç, ndërsa numri më i madh i rasteve janë nga grupmosha 0-4 vjeç - 20, pra 50 për qind. Sa i përket statusit të vaksinimit të të sëmurëve, 27 persona nuk janë të vaksinuar komplet, të pavaksinuar ose me status të panjohur të vaksinimit, gjashtë janë plotësisht të vaksinuar dhe shtatë të vaksinuar sipas moshës, shkruan në raportin e ri të ISHP-së. 

Deri më 27 qershor, në Republikën e Maqedonisë së Veriut janë regjistruar gjithsej 826 raste të kollës së mirë, me një incidencë prej 45.0/100.000 banorë.

"Kjo paraqet një rritje disafish të numrit të pacientëve në krahasim me pesëvjeçarin e kaluar (2019-2023), kur janë regjistruar gjithsej 10 raste. Shpërndarja e rasteve sipas vendbanimit tregon se numri më i madh i njerëzve jetojnë në Shkup - 648 që mbulojnë 17 komuna. Në kuadër të epidemisë, në Kumanovë janë raportuar 49 persona të sëmurë, ndërsa raste janë raportuar edhe në 20 qytete të tjera të vendit", thuhet në raport. qa/

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR