• e hënë, 23 dhjetor 2024

Nikolloski: Bashkëpunimi i shkëlqyer me Hungarinë sjell përparim ekonomik dhe politik

Nikolloski: Bashkëpunimi i shkëlqyer me Hungarinë sjell përparim ekonomik dhe politik

Shkup, 1 gusht 2024 (MIA) - Zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski, sot është në një vizitë pune në Budapest të Hungarisë, ku ka mbajtur takim pune me drejtorin politik të shefit të Qeverisë së Hungarisë. Balash Orban.

Në takim, siç informojnë nga Ministria e Transportit, u konfirmuan marrëdhëniet e shkëlqyera politiko-ekonomike ndërmjet dy vendeve, dhe theks i veçantë u vu në mbështetjen financiare prej 500 milionë eurosh që Hungaria i dha Maqedonisë për të mbështetur ekonominë vendase.

Nikolloski shprehu mirënjohje të madhe për kolegun e tij hungarez Orban dhe theksoi gatishmërinë e Qeverisë për të siguruar zhvillim të përshpejtuar ekonomik dhe promovimin e sundimit të ligjit dhe luftën kundër korrupsionit.

"Në takim u konfirmua gatishmëria e Hungarisë për të siguruar burimet e nevojshme për përballje me zjarret në vendin tonë përmes vemdimit të fundit të qeverisë hungareze për dërgimin e automjeteve zjarrfikësve", thuhet në kumtesën.

Nikolloski e theksoi përkushtimin e vendosur të Qeverisë për realizimin e reformave të nevojshme dhe theksoi rëndësinë e procesit integrues evropian për ruajtjen e stabilitetit të rajonit.

"Marrëdhëniet politike ndërmjet dy vendeve janë në nivel të lartë, theksoi Nikolloski, duke theksuar rëndësinë e përkrahjes që Hungaria e mundëson për Maqedoninë në drejtim të përshpejtimit të integrimeve evropiane. 

Krahas shkëmbimit të mendimeve për bashkëpunimin bilateral ndërmjet dy vendeve, zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit Nikolloski i prezantoi edhe prioritetet e Qeverisë në aspektin e kushteve dhe tërheqjen e investimeve të huaja.

"Në takim u bisedua edhe për çështjet e sigurisë në rajon dhe Evropë, ndërsa zëvendëskryetari Nikolloski theksoi se Maqedonia mbetet në rrugën e pjesëmarrjes aktive në promovimin e stabilitetit dhe sigurisë përmes iniciativave mbrojtëse të Bashkimit Evropian dhe NATO-s për forcimin e sigurisë transatlantike. Të dy bashkëbiseduesit ranë dakord se bashkëpunimi mes dy vendeve do të vazhdojë në nivel të lartë, duke e rritur atë përmes përvojave të qeverisë hungareze në proceset evropiane, thuhet në kumtesën e Ministrisë së Transporteve. ls/

Foto: Ministria e Tranportit

 

QËNDRONI TË LIDHUR