• e shtunë, 14 qershor 2025

Regjim i posaçëm në komunikacion nesër nga Vodno e Mesme deri në Manastirin Shën Pantelejmon

Regjim i posaçëm në komunikacion nesër nga Vodno e Mesme deri në Manastirin Shën Pantelejmon

Shkup, 24 maj 2025 (MIA) - Nga Vodno e Mesme deri në manastirin Shën Pantelejmon në Shkup nesër do të ketë regjim të posaçëm të komunikacionit për shkak të garës humanitare.

 "Nesër, duke filluar nga ora 10:00, do të mbahet një garë humanitare për të shënuar Ditën e Evropës, e titulluar "Të gjithë për Koçanin - vrapojmë së bashku", me një itinerar nga parkingu i poshtëm i Vodnos së Mesme përgjatë rrugës rajonale (P2138) deri në parkingun e Manastirit të Shën Pantelejmonit dhe anasjelltas. Për këto arsye, Njësiti për Siguri në Komunikacionin Rrugor në SPB Shkup do të marrë masa për një regjim të posaçëm në komunikacion, me trafik që do të ridrejtohet në rrugët përreth", njoftojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme.

MPB u bën apel qytetarëve që të respektojnë urdhrat e lëshuara nga nëpunësit policorë në rrugët ku do të zhvillohet ngjarja. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR