• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Ngjarje qendrore e OSBE-së - "Dhuna ndaj grave të reja dhe vajzave: ngacmimi seksual, ndjekja dhe kontrolli i sjelljes

Ngjarje qendrore e OSBE-së -

Shkup, 24nëntor2024 (MIA) - Misioni i OSBE-së në Shkup sot mban një manifestim qendror - "Dhuna ndaj grave dhe vajzave të reja: ngacmim seksual, ndjekje dhe sjellje kontrolluese", si pjesë e 16 ditëve të aktivizmit kundër dhunës me bazë gjinore.

Siç informojnë nga OSBE-ja, fjalime parashihet të mbajnë presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska - Davkova dhe ministrja e Arsimit, Vesna Janevska.

"Shefi i misionit të OSBE-së, ambasadori Kilian val, nuk do të marrë pjesë për arsye shëndetësore", thuhet në kumtesë.

Sipas njoftimit, seancën do ta moderoj nënkryetarja e misionit të OSBE-së, Suzan Penksa.

Ngjarja do të mbahet në "Laboratorium" me fillim nga ora 12:00. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR