• e shtunë, 07 shtator 2024

Nga mesnata ulet çmimi i Eurosuper BS-95

Nga mesnata ulet çmimi i Eurosuper BS-95

Shkup, 6 shtator 2024 (MIA) - Nga mesnata ulet çmimi i Eurosuper BS-95 për dy denarë, ndërsa çmimet e Eurosuper BS-98, dizelit, Ekstra vajit të lehtë për amvisëri dhe mazutit mbesin të njejta.

Sipas vendimit të ri të Komisionit Rregullator për Energjetikë, Eurosuper BS-95 do të shitet për çmim prej 74,50 denarë për litër, ndërsa Eurosuper BS-98 me çmim për 78,50, dizeli 69,50 denarë për litër, ndërsa Ekstra vaji i lehtë për amvisëri 68,50 denarë për litër. Çmimi i Mazutit mbetet 44,780 denarë për kilogram. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR