• e martë, 25 qershor 2024

Netanjahu e shpërndau qeverinë ushtarake

Netanjahu e shpërndau qeverinë ushtarake

Jerusalem, 17 qershor 2024 (MIA) - Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanjahu ka shpërndarë qeverinë ushtarake, e cila ishte formuar pas një sulmi të paparë ndaj Izraelit më 7 tetor të vitit të kaluar.

 Sipas "Tajms of Izrael" mbrëmë vonë Netanjahu i tha Kabinetit ushtarak, një grup i vogël funksionarësh të lartë nga një sërë partish që u formuan me 11 tetor për të menaxhuar operacionet kundër Hamasit dhe Hezbollahut, se ata zyrtarisht janë shpërndarë.

Kryetari i Partisë së moderuar të Unitetit Kombëtar, Beni Ganc, një nga tre anëtarët e qeverisë, ka lëshuar kabinetin ushtarak javën e kaluar. Shpërndarja pritej pasi ministri i Sigurisë Kombëtare i ekstremit të djathtë Itamar Ben Gvir kërkoi të përfshihet në punën e kabinetit ushtarak.

Netanjahu pritet të marrë vendime kritike për luftën gjatë takimeve ad hok me një numër më të vogël zyrtarësh pa Ben Gvir dhe do të kërkojë miratimin për vendimet nga kabineti më i gjerë i sigurisë, sipas Tajms of Izrael.

Sipas mediave lokale, protestuesit për të dytën ditë me rradhë bllokuan autostradat dhe rrugët me makinat e tyre. Ata kërkojnë zgjedhje, por edhe arritjen e marrëveshjes për lirimin e pengjeve të marra nga Hamasi gjatë sulmit të 7 tetorit.

Për sonte është paralajmëruar një protestë e madhe e cila duhet të mbahet në orën 19 para parlamentit izraelit, ndërsa pastaj protestuesit do të marshojnë drejt rezisdencës së kryeministrit Netanjahu.

Organizatorët e protestës dje paralajmëruan se synimi i tyre është nxjerrja e një milion njerëzve në rrugë. Ata po kërkojnë që Izraeli të mbajë zgjedhje përpara përvjetorit të 7 tetorit të sulmit të Hamasit. rq/

Foto: EPA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR