• e hënë, 23 dhjetor 2024

Ukraina shpreson se do të jetë e gatshme për hyrje në BE deri në vitin 2030

Ukraina shpreson se do të jetë e gatshme për hyrje në BE deri në vitin 2030

Bruksel, 25 qershor 2024 (MIA) - Zëvendëskryeministrja ukrainase, Olga Stefanishina shfaqi pritje se vendi i saj do të jetë i gatshëm për hyrje në BE deri në vitin 2030.

Stefanishina sot bisedoi me gazetarët në Luksemburg, ku mori pjesë në hapjen e negociatave inkuadruese.

Sipas saj, nëse KE-ja është e gatshme, negociatat mund të prëfundojnë edhe më herët. Në pyetjen nëse pret pengesa nga Hungaria, ajo shfaqi shpresë për epilog pozitiv nga dialogu bilateral me Budapestin.

"Shumë shpresojmë se dialogu bilateral do të çojë drejt asaj që Hungaria tashmë të mos e bllokojë procesin e zgjedrimit të BE-së", tha Stefanishina.

Në emër të kryesimit belg me Këshillin e BE-së, ministri i Punëve të jashtme, Haxha Labib e shprehi këanqësinë e tij që sot fillojnë negociatat me Ukrainën dhe Moldavinë. Labib u dakordua me vlerësimin se sot është ditë historike.

"Ky është sinjal i qartë drejt (presidentit rus) Vlladimir Putinit, i cili tentoi ta vjeshë të ardhmen e ukrainasve, por e afroi akoma më shumë drejt BE-së", tha Labib. ab/

foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR