• e shtunë, 27 korrik 2024

Nesër temperatura nën zero, të martën dhe të mërkurën valë e re e lagësht

Nesër temperatura nën zero, të martën dhe të mërkurën valë e re e lagësht

Shkup, 26 nëntor 2023 (MIA) - DPHM kumtoi se nesër moti doi të jetë me diell dhe shumë i ftohtë, posaçërisht në orët e mëngjesit, kur temperaturat në pjesën më të madhe të vendit do të ulen nën -5, ndërsa në disa vende edhe nën -10 gradë.

Të martën dhe të mërkurën paradite pritet valë e re e lagësht, në male dhe në disa vende më të larta me të reshura të borës, ndërsa në vendet më të ulëta me të reshura të shiut. Të martën do të fryjë erë e përforcuar jugore.

Sipas DPHM, nga fundi i javës temperaturat e ditës do të rriten. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR