• e martë, 23 korrik 2024

Negociatat aderuese një nga temat e takimit të ministrit Murtezani me ambasadoren norvegjeze Melson

Negociatat aderuese një nga temat e takimit të ministrit Murtezani me ambasadoren norvegjeze Melson

Shkup, 22 korrik 2024 (MIA) - Negociatat aderuese, Plani i rritjes së Komisionit Evropian për Ballkanin Perëndimor, marrëdhëniet bilaterale dhe ngjarjet në vend ishin fokus i bisedës në takimin e sotëm të ministrit për Çështje Evropiane Orhan Murtezani  me ambasadren jo-rezidente të Mbretërisë së Norvegjisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut me seli në Beograd,  Kristin Melsom.

Siç informon SÇE,  ministri Murtezani shprehu mirënjohje ambasadores Melsom, duke theksuar se edhe pse Norvegjia nuk është vend anëtar i BE-së, ajo është mike dhe mbështetëse e rëndësishme në realizimin e prioriteteve dhe qëllimeve strategjike lidhur me integrimin e vendit në BE, që shihet edhe përmes mbështetjes Nordike për progresin e Maqedonisë së Veriut, projekt i ko-financuar nga Norvegjia dhe Suedia, ndërkaq i zbatuar nga UNOPS Shkup.

 

"Projekti "Mbështetja Nordike për progresin e Maqedonisë së Veriut" mbështet Ministrinë për Çështje Evropiane në përcaktimin dhe prioritizimin e ndihmës teknike të nevojshme për negociatat aderuese me BE-në dhe në drejtim të ekspertizës në fushat kritike të reformave. Përmes këtij projekti u ofrua mbështetje e konsiderueshme lidhur me rolin koordinues të institucionit në kontekst të euro-integrimeve, ndërtimin e kapaciteteve, përmirësimin e IT infrastrukturës dhe Qendrës së trajnimeve, përkthimi i legjislacionit të BE-së nga anglishtja në maqedonisht dhe anasjelltas", thekson SÇE.

Shton se bashkëbiseduesit theksuan gatishmëri për thellimin e marrëdhënieve bilaterale dhe mbajtjen e koordinimeve me ambasadën e Norvegjisë për zbatimin dhe kahësimin më efikas të bashkëpunimit zhvillimor bilateral. 

Foto: SÇE 

 

QËNDRONI TË LIDHUR