• e premte, 18 tetor 2024

Ndarja e Çmimit të BE-së për Gazetari Investigative 2023

Ndarja e Çmimit të BE-së për Gazetari Investigative 2023

Shkup, 28 shtator 2023 (MIA) - Sindikata e Pavarur e Gazetarëve dhe Punonjësve Mediatik, Tomson media dhe Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shkup, sonte në orën 19:00 në "Europe House" do ta ndajnë çmimin e BE-së për gazetari hulumtuese 2023 për storjen më të mirë investigative në Maqedoni.

Siç informojnë nga SPGPM në ceremoni do të mbajnë fjalim ambasadori i Bashkimit Evropian në Shkup, Dejvid Gir dhe kryetari i juri-komisionit për BE-në çmimi për gazetari investigative, Konstantin Testorides.

BE çmimi për gazetari investigative në vendet e Ballkanit Peërndimor dhe në Turqi është themeluar nga Bashkimi Evropian në vitin 2015 për të promovuar arritjet e jashtëzakonshme në gazetarinë investigative si dhe rritjen e shikueshmërisë  së gazetarisë cilësore në vendet e Ballkanit Perëndimor dhe Turqi.

Konkursi ishte i hapur për storje investigative të publikuara nga mediat në Maqedoni në periudhën nga 1 janari deri më 31 dhjetor të vitit 2022, ndërsa të cilat kanë të bëjnë me tema  të lirisë së shprehjes, sundimit të ligjit, transparencës, keqpërdorimit të pushtetit dhe të drejtave themelore, korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Fondi shpërblyes në secilën nga shtatë vendet për vitin 2023 (për storje investigative të publikuara në vitin 2022) arrin 10.000 euro. Çmimi i parë arrin 5.000 euro, i dyti 3.000 dhe i treti 2.000 euro.

Juria e Komisionit për çmimet e BE-së për gazetari investigative përbëhet nga ekspertë mediatik, disa prej tyre nga anëtarët e konsorciumit projektues, si dhe nga rrjeti i konsorciumit të përbërë nga gazetarë me renome, redaktorë dhe anëtarë të bashkësisë akademike.

Çmimi i BE-së për gazetari investigative është koordinuar nga Tomson media, ndërsa në Maqedoni është implementuar nga Sindikata e Pavarur e Gazetarëve dhe Punonjësve Mediatik. sa/

FOTO/Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR