Mickoski: Në vend ekziston vetëm një akademi e shkencave dhe arteve- ASHAM
- Kryeministri Hristijan Mickoski sonte edhe njëherë theksoi se në vend ekziston vetëm një akademi e shkencave dhe arteve - ASHAM.
- Post By Sara Ademi
- 21:17, 17 tetor, 2024
Shkup, 17 tetor 2024 (MIA) - Kryeministri Hristijan Mickoski sonte edhe njëherë theksoi se në vend ekziston vetëm një akademi e shkencave dhe arteve - ASHAM.
"Në Maqedoni ekziston vetëm një akademi, ajo është ASHAM. Nëse duam të bëjmë një temë ku nuk ka asnjë, atëherë mund ta bëjmë këtë. Ne si VMRO-DPMNE nuk dëshirojmë të diskutojmë një gjë të tillë dhe as nuk kemi ndërmend ta mbështesim. Për ne ekziston vetëm ASHAM. Pikë. Gjithçka përfundon këtu. As nuk kam ndërmend të humbas asnjë shkronjë të vetme për ndonjë gjë tjetër. Komuna vendos se si dhe ku do t'i shpenzojë paratë. Kjo është e drejta e saj. Se a do të financojë një shoqatë joqeveritare dhe me çfarë do të merren, me sport apo diçka tjetër, në rastin siç thoni ju do të quhet akademi, kjo është punë e komunës. Por, VMRO-DPMNE-ja në ato komuna nuk e ka ndërmend ta përkrahë, nuk i shkon ndër mend. Nëse është një temë që duhet të hapë polarizimin e disa prej partive opozitare në Kuvend për të rritur rejtingun, mendoj se është një qasje e gabuar. As nuk do të jetë funksionale, as nuk do të ketë siguri", tha Mickoski sonte në emisionin në TV Sitel dhe hodhi poshtë çdo mundësi për destabilizim mbi këtë bazë.
Sa i përket ligjit për përfaqësim të drejtë, ai ka theksuar se duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën. Ai bën me dije gjithashtu se brenda koalicionit qeveritar është formuar një grup pune, i cili kur të përfundojë zgjidhja ligjore do t'i dërgohet Komisionit të Venecias për mendim.
Mickoski ritheksoi se Badenteri është kategori kushtetuese dhe se çdo qytetar ka të drejtë kushtetuese për të punuar, dhe Qeveria ka një mekanizëm të brendshëm demokratik për të bërë një zgjidhje kushtetuese që do t'i respektojë këto dy postulate.
Kryeministri u kthye edhe në marrëveshjen për rritjen e pagave të mësimdhënësve.
"Arritëm një marrëveshje historike katërvjeçare, në të cilën për herë të parë kemi mënyra për të niveluar dhe rritur pagat e mësimdhënësve në arsimin fillor dhe të profesorëve në arsimin e mesëm, të cilat do të rriten minimalisht 46 për qind nga tani deri në mars të vitit 2028. Rritja do të jetë pesë përqind tani, marsin e ardhshëm shtatë përqind, në mars të vitit 2026 do të jetë 7.5 përqind, në vitin 2027 do të jetë 7.5 përqind dhe në mars të vitit 2028 të paktën 10 përqind ose 12.5 nëse buxheti e lejon, që është një rritje neto nga minimumi 46 përqind", nënvizoi kryeministri.
Për kryetaren aktuale të qytetit të Shkupit, ai vlerësoi se ajo nuk ka kapacitet për të realizuar projekte kapitale.
"Danella Arsovska nuk ka kapacitet për të realizuar një projekt kapital për ndërtimin e bulevardit "Hasan Prishtina". Ndonëse për dy vite në llogarinë e Qytetit të Shkupit janë transferuar 10 milionë euro, nga ato mjete nuk është shpenzuar asnjë qindarkë. Tani që jemi në të. Po është një projekt kapital. Duhet të jetë i plotë dhe së dyti të shpenzohen 10 milionë eurot që janë dhënë për realizimin e një projekti të tillë kapital siç është Bulevardi "Hasan Prishtina", i cili jo vetëm që nuk ka filluar prej dy vitesh, por asnjë denarë nuk është harxhuar", tha Mickoski.
Tek ai, shtoi, arrijnë informata se po tregtohet me mjetet që i ka Qytetit i Shkupit në llogari, të transferuara nga shteti.
"Kërkohen firma ndërtimi që do ta kryejnë, ka institucione që merren me të. Por fakt është se ai projekt nuk ka filluar të realizohet dhe tani kur sheh se 10 milionë euro për 2 vite qëndrojnë në llogari, ndërsa nuk është investuar asnjë qindarkë nga ato 10 milionë euro, atëherë është logjike të parashtrohet pyetja pse ato 10 milionë euro nuk i kthejmë prapa në buxhet për t'i shfrytëzuar për diçka të nevojshme për qytetarët në disa komuna të cilat janë më të gatshme", është i vendosur Mickoski.
Për Korridorin 8, theksoi se duhen gjysmë miliardë euro të shpenzohen për hekurudhën e cila nuk ka vazhdim te fqiu lindor.
Ai thekson se nuk do të heqim dorë, por duket projekt i kompletuar edhe nga ana bullgare. sa/
foto: Arkivi i MIA-s dhe printskrin