Gashi-Lirman: Konsideroni në mbështetjen tonë për anëtarësim në BE
- Kryetari i Kuvendit Afrim Gashi e filloi vizitën e tij të punës në Berlin me takimin me Ana Lirman, ministre shtetërore për Evropë dhe klimë në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Republikës Federale të Gjermanisë.
- Post By Sara Ademi
- 18:23, 17 tetor, 2024
Shkup, 17 tetor 2024 (MIA) - Kryetari i Kuvendit Afrim Gashi e filloi vizitën e tij të punës në Berlin me takimin me Ana Lirman, ministre shtetërore për Evropë dhe klimë në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Republikës Federale të Gjermanisë.
Siç informojnë nga shërbimi për shtyp i Kuvendit, Gashi në Berlin është shoqëruar nga sekretarja e përgjithshme Marina Dimovska, ndërsa në takim mori pjesë edhe ambasadori ynë rezident, Ylber Sela. Siç citohet në kumtesë, në takim janë konfirmuar marrëdhëniet e shkëlqyera dypalëshe ndërmjet dy vendeve si në nivel politik, ashtu edhe në atë ekonomik dhe shoqëror si dhe mbështetja e fortë dhe e vazhdueshme gjermane e eurointegrimeve tona.
Gashi theksoi rolin proaktiv të Gjermanisë me inicimin e Procesit të Berlinit dhe në muajin që shënon 10 vjetorin e ekzistimit të tij, përfitimet për vendet pjesëmarrëse dhe qytetarët e tyre janë evidente. Në lidhje me anëtarësimin në Bashkimin Evropian, u shpreh siguria për plotësimin e detyrimeve të brendshme të mbetura, me qëllim hapjen e klasterit të parë me apel për parashikueshmëri më të madhe dhe një trajektore më të qartë lëvizjeje gjatë negociatave dhe respektim të rreptë me kriteret dhe kërkesat e Kopenhagës për anëtarësim.
Lirman shprehu qartë mbështetjen e saj të plotë për vendin dhe si një mbështetëse e fortë e zgjerimit, tregoi se përveç miratimit të amendamenteve kushtetuese, është e një rëndësie të veçantë për shtetet anëtare që vendi të tregojë progres në fusha kyçe si sundimi i ligjit, reforma në drejtësi dhe lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit për një rrjedhë më të sigurt të procesit të negociatave. Ai e vlerësoi vendin si shembull të multietnicitetit dhe qasjes në zgjidhjen e çështjeve të hapura me fqinjët.
Të dy bashkëbiseduesit u pajtuan se bashkëpunimi ndërmjet dy vendeve vazhdon në fushat nga interesi i ndërsjellë.
"Gjermania mbetet partner udhëheqës dhe aleat në realizimin e qëllimeve dhe prioriteteve tona strategjike, ndërsa procesi i bashkimit të Evropës në kohën e polarizimit global ekstrem nuk ka alternativë tjetër. Është një domosdoshmëri gjeopolitike dhe një avantazh për Bashkimin Evropian, u theksua në takimin e Gashit me Lirman. sa/
Foto: Kuvendi