• e premte, 05 korrik 2024

Ndërroi jetë aktori Meto Jovanovski

Ndërroi jetë aktori Meto Jovanovski

Shkup, 16 nëntor 2023 (MIA) - Në moshën 77-të vjeçare sot ndërroi jetë aktori i teatrit, filmit, televizionit të Maqedonisë Meto Jovanovski.

Meto Jovanovski ka lindur në vitin 1946 në fshatin Pançarevë të rajonit të Pehçevës. Në vitin 1971 diplomohet në Akademinë e Teatrit në Sofje të Bullgarisë dhe po atë vit punësohet në Teatrin e Dramës në Shkup.

Karriera e tij e aktrimit filloi në skenën e Teatrit Kombëtar në Shtip, ku interpretoi edhe para se të regjistrohej në studime. Që atëherë, në një kohë shumë të shkurtër, Jovanovski u shqua si një nga artistët kryesorë të dramës në Maqedoni. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR