Ndërpritet seanca e Parlamentit serb, deputetët nga opozita kanë hedhur bomba tymi
- Seanca e Kuvendit të Serbisë është nërprerë pasi deputetët opozitarë e kanë braktisur sallën, me këtë rast duke hedhur mjete piroteknike.
- Post By Fami Bajrami
- 13:19, 4 mars, 2025

Beograd, 4 mars 2025 (MIA) - Seanca e Kuvendit të Serbisë është nërprerë pasi deputetët opozitarë e kanë braktisur sallën, me këtë rast duke hedhur mjete piroteknike.
Incidenti ka ndodhur pasi u miratua rendi i ditës dhe ministrat filluan të hyjnë në sallë.
Deputetët opozitarë kanë djegur bomba të kuqe dhe të zeza tymi dhe kanë shpalosur një transparent ku shkruante "Serbia u zgjua që regjimi të bie".
Deputetët nga partia në pushtet brohorisnin "Ustashë" dhe valvitnin flamuj serbë. Ata kanë gjuajtur me shishe me ujë, me ç'rast një deputete është qëlluar në kokë.
Kryetarja e Kuvendit Ana Bërnabiq nga foltorja deklaroi se deputetes Jasmina Obradoviq iu përkeqësua gjendja dhe ka intervenuar Ndihma e shpejtë, pas çka është nxjerrë nga salla.
"Ajo pësoi sulm në tru dhe dhe po lufton për jetë. Ajo gjendet në rrezik për jetë pasi është goditur me shok bombë", tha Bërnabiq.
Bëhet fjalë për deputeten nga lista e Aleksandar Vuçiqit.
Në rend të ditës së seancës ishin 62 pika, mes të cilave ndryshimet e Ligjit për arsim të lartë, propozim-ligji për kredi banesore për të rinjtë dhe votimi për shkarkimin e kryetares së Kuvendit, Ana Bërnabiq. bsh/
Foto: Iks