Nëntë të vrarë dhe 30 të plagosur në sulmin rus në qytetin ukrainas Marhanec
- Një dron rus herët në mëngjes goditi një autobus me punëtorë në qytetin ukrainas Merhanec, duke vrarë të paktën nëntë persona në një valë sulmesh që synonin infrastrukturën civile në Ukrainën lindore, jugore dhe qendrore, njoftuan personat zyrtarë.
- Post By Qefsere Abduli
- 09:58, 23 prill, 2025

Kiev, 23 prill 2025 (MIA) - Një dron rus herët në mëngjes goditi një autobus me punëtorë në qytetin ukrainas Merhanec, duke vrarë të paktën nëntë persona në një valë sulmesh që synonin infrastrukturën civile në Ukrainën lindore, jugore dhe qendrore, njoftuan personat zyrtarë.
"Rusët sulmuan një autobus me punëtorë të një kompanie të cilët shkonin në punë në Marhanec", ka shkruar në Telegram, Mikolla Lukashuk, kryetar i këshillit rajonal të Dnjepropetrovskit.
Serhij Lisak, guvernator i rajonit Dnjepropetrovsk, i cili përfshin Marhanecin, në Ukrainën qendrore dhe jugore, deklaroi se nëntë persona u vranë dhe të paktën 30 u plagosën në sulm.
Shërbimi i urgjencës ukrainase njoftoi se ka pasur edhe sulm në rajonin Sinelnikovskij në rajonin Dnjepropetrovski, në të cilën u lënduan dy persona dhe u shkaktua zjarr në një ndërmarrje bujqësore.
Rusia gjithashtu ka kryer sulm "masiv" me dron në rajonin qendror ukrainas Poltava, duke plagosur të paktën gjashtë persona, njoftoi shërbimi i urgjencës në njoftimin në Telegram.
Dy persona u plagosën në një sulm me dron në infrastrukturën civile në periferi të qytetit port të Detit të Zi, Odesa, i cili gjithashtu shkaktoi disa zjarre, njoftoi në Telegram Oleg Kiper, guvernatori i rajonit jugor të Ukrainës, Odesa.
Zjarre të mëdha shpërthyen gjithashtu si rezultat i një sulmi me dron rus në qytetin e dytë më të madh të Ukrainës, Harkov, njoftoi prefekti Ihor Terehov në Telegram.
Nga Rusia deri tani nuk kanë komentuar për sulmet.
Ministria ruse e Mbrojtjes njoftuan se njësitë e tyre të mbrojtjes ajrore gjatë natës shkatërruan 11 dronë ukrainas mbi disa rajone ruse dhe gadishullin e Krimesë. Guvernatorët e rajonit deklaruan se nuk kishte raportime për dëme aktuale. qa/
Foto: Shërbimi i urgjencës së Ukrainës