• e hënë, 23 dhjetor 2024

Nënshkruhet marrëveshje për një grant evropian, rreth 50 shkolla do të marrin sisteme fotovoltaike solare

Nënshkruhet marrëveshje për një grant evropian, rreth 50 shkolla do të marrin sisteme fotovoltaike solare

Shkup, 7 tetor 2024 (MIA) - Pesëdhjetë shkolla në vend do të përmirësojnë efikasitetin energjetik me instalimin e sistemeve fotovoltaike soalre, për çka sot ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska dhe zëvendësguvernatori i  Bankës për Zhvillim e Këshillit të Evropës, Tomas Boshek, nënshkruan marrëveshje për një grant të pakthyeshëm me vlerë 1,1 milionë euro.

"Shkollat ​​do të zëvendësojnë energjinë e bazuar në lëndë djegëse fosile me energji të pastër dhe të rinovueshme. Në këtë mënyrë ata do të japin një kontribut shtesë në mbrojtjen e mjedisit jetësor, si dhe do të kursejnë mjete që mund të rialokohen për përmirësimin e kushteve të mësimit", kumtoi MASH. 

Në nënshkrimin e marrëveshjes për këtë projekt të miratuar përmes Fondit Evropian për Investime të gjelbërta sociale, me qëllim përforcimin e masave klimatike gjithëpërfshirëse, Janevska falënderoi Bankën për Zhvillim të Këshillit të Evropës për mbështetjen e vazhdueshme të shtetit në përmirësimin e kushteve të infrastrukturës në fushën e arsimit.

Ministrja Janevska shprehu pritjet se bashkëpunimi në drejtim të arritjes së standardeve evropiane të cilësisë do të vazhdojë edhe në të ardhmen. ls/

Foto: Ministria e Arsimit dhe Shkencës 

 

QËNDRONI TË LIDHUR