• e hënë, 23 dhjetor 2024

Nënshkruhet marrëveshje për hua prej 500 milionë euro me Bankën Eksport-Import të Hungarisë

Nënshkruhet marrëveshje për hua prej 500 milionë euro me Bankën Eksport-Import të Hungarisë

Shkup, 8 tetor 2024 (MIA) - Sot në Budapest u nënshkrua Marrëveshja e huasë me Bankën Eksport-Import të Hungarisë. Ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska-Koçoska nënshkroi marrëveshje në emër të Qeverisë dhe në përputhje me Ligjin e Huamarrjes së Republikës së Maqedonisë me Hua nga Banka Eksport-Import të Hungarisë, shoqëri private me përgjegjësi të kufizuar sipas Marrëveshjes së huasë për financim buxhetor dhe financim për qëllime të përgjithshme.

Huaja, sipas minsitres, sigurohet me kusht të favorshme, me afat shlyerjeje prej 15 vjetësh, me grejs periudhë 3 vjepare dhe me interes 3,25 për qind.

“Vendimi i Qeverisë për sigurimin e huamarrjes së jashtme të planifikuar me Buxhetin për vitin 2024 përmes huasë bilaterale nga Hungaria, në vend emetimit të euroobligacionit të ri, erdhi si rezultat i kushteve të favorshme të siguruara dhe kursimeve të realizuara vetëm në bazë të interesit. Norma e interesit që do të sigurohej kjo shumë në tregun ndërkombëtar do të ishte prej rreth 6% dhe ky është kursim i madh për buxhetin mbi këtë bazë, përkatësisht kursimi në nivel vjetor është rreth 14 milionë euro. Po ashtu edhe afatizimi jep avantazh dhe risk më të ulët nga nevoja e rifinancimit”, tha ministrja Dimitriska-Koçoska, e cila shtoi se, kushtet e tilla janë edhe rezultat i politikave që i udhëheq Qeveria, për të cilat siç theksoi ajo, javën e kaluar morëm konfirmim nga Agjencia Kreditore “Fitch”, që sipas saj ka rol të rëndësishëm për normat e interesit që i siguron vendi gjatë huamarrjes në tregjet financiare. 

Pjesa e huasë e destinuar për kompanitë, sipas ministres, do të plasohet gjithashtu në kushte të favorshme, gjë që do të ndikojë në nisjen e një cikli investimesh në sektorin privat prej mbi 500 milionë euro me të cilat do të sigurohen norma më të larta të rritjes ekonomike.

Siç potencoi ajo, mjetet duhet të transferohen në llogaritë e vendit deri në fund të javës dhe më pas të fillojnë të realizohen sipas planit.

Një pjesë e parave do të shkojnë për realizimin e projekteve kapitale nëpër komuna.

Kredinë hungareze ë dakordan kryeministri Hristijan Mickoski dhe kryeministri hungarez Viktor Orban gjatë pjesëmarrjes në Samitin e NATO-s në Uashington, ndërsa Ligji për Huanë është votuar në Kuvendin e Maqedonisë më 17 shtator të këtij viti.

LSDM-ja opozitare e vlerësoi kredinë hungareze si projekt të madh korruptiv që do ta shlyejnë gjeneratat e ardhshme dhe kërkoi që Ligji të zbatohet sipas procedurës së rregullt. Kryetarja e Komisionit parlamentar për financim dhe buxhet, Sanja Lukarevska, refuzoi të caktojë seancë me këtë pikë të rendit të ditës, prandaj seancën e thirri kryetari i Kuvendit Afrim Gashi, ndërsa me të kryesoi deputeti Bojan Stojanovski.

Sipas ish zëvendëskryeministrit për çështje evropiane, Fatmir Bytyqi, çmimi politik që mund të paguajmë si vend për kredinë hungareze mund të jetë më i dëmshëm dhe më i madh se sa përfitimet.

Çdo huamarrje duhet të ketë një mundësi më të madhe për debat, jo të bëhet në procedurë të shkurtuar, tha Bytyqi për televizionin 24, duke shtuar se një precedent është që huamarrja është propozuar nga një deputet i shumicës qeverisëse, jo nga ministri i Financave, dhe një tjetër precedent është që në seancë nuk është paraqitur ministrja e Financave, por zëvendësministri i një partie tjetër politike.

Sipas kryeministrit Mickoski, parataë nga huaja nuk janë kineze, siç pretendon opozita, por janë mjete të marra nga një shtet anëtar i Bashkimit Evropian.

Edhe kryeministri hungarez Viktor Orban, i cili më 27 shtator ishte në Ohër, ku u mbajt seanca e dy qeverive, deklaroi se paratë nuk janë nga Kina.

"Ne nuk mund të japim kredi kineze dhe para kineze, sepse Hungaria ka një marrëveshje me Kinën që të gjitha paratë që vijnë nga Kina do të shkojnë për projekte specifike zhvillimi në Hungari. Ne nuk mund t'ju japim para kineze, por para evropian mund t'ju japim dhe do t'ju japim", tha Orban në konferencën për shtyp me kryeministrin Mickoski. ls/

Foto: Ministria e Financave 

 

QËNDRONI TË LIDHUR