• e hënë, 23 dhjetor 2024

Nënshkruhet Kodi për zgjedhje korrekte dhe demokratike parlamentare - ndarja e fondeve për marketing politik është problemi kryesor i partive më të vogla (PLT)

Nënshkruhet Kodi për zgjedhje korrekte dhe demokratike parlamentare - ndarja e fondeve për marketing politik është problemi kryesor i partive më të vogla (PLT)

Shkup, 17 prill 2024 (MIA) - Përfaqësues të partive politike dhe koalicionit, sot në Sallën e kristaltë të Shtëpisë ligjvënëse e kanë nënshkruar Kodin për gjedhje korrekte dhe demokratike parlamentare për zgjedhjet e njëmbëdhjeta parlamentare që do të mbahen më 8 maj.

Kryetari i Komsionit Shtetëror të Zgjedhjeve, Aleksandar Dashtevski theksoi se ky akt paraqet shprehje të vullnetit që të ruhet integriteti i procesit demokratik.

"Kodi është konfirmim për zhvillimin demokratik për shoqërinë tonë se të gjithë së bashku obligohemi në parimet e demokracisë. Përmes nënshkrimit të Kodit, nënshkruesit dërgojnë mesazh për zgjedhje korrekte dhe respektim të të gjitha rregullave, ligjeve dhe dispozitave, si dhe respektim të sundimit të drejtësisë dhe shtetit juridik gjatë organizimit të zgjedhjeve", theksoi kryetari i Komsionit Shtetëror të Zgjedhjeve, Aleksandar Dashtevski.

Me nënshkrimin, thotë Dashtevski partitë politike obligohen se do ra respektojnë kodin etik dhe nuk do të përdorin gjuhë të urrejtjes në fushatën parazgjedhore.

 

 

 

Претставници на политичките партии и коалиции, денеска, во Кристалната сала на законодавниот дом го потпишаа Кодексот за фер и демократски избори за единаесетите парламентарни избори што ќе с

Maksim Dimitrievski nga Lëvizja ZNAM - Për Maqedoninë tonë, theksoi se në jehonën e fushatës presidenciale një numër i madh i kandidatëve për Parlament janë përfshirë drejtpërdrejtë folës të cilët bëjnë thirrje për mbështetje për kandidatët presidencialë, pas së cilës e thirri Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve që ta shqyrtojë këtë.

"Subjektet e mëdha politike do të marrin nëntë milionë euro nga paratë publike dhe shtetërore për marketing politik, ndërsa partitë e vogla politike nga tetë mijë euro, ndaj le të konkludojnë qytetarët. Në jehone të plotë është fushata presidenciale për të gjithë kandidatët presidencialë, shohim se si zhvillohet, se numri më i madh i kandidatlve për Parlamentin janë të përfshirë drejtpërdrejt folës të cilët bëjnë thirrje për mbështetje për kandidatët presidencialë. Këtë KSHZ-ja duhet ta shqyrtojë", tha Dimitrievski. 

 

Фото: МИА
Максим Димитриевски од Движењето ЗНАМ – За наша Македонија и претставникот на коалицијата „Храбро за Македонија“ Стевчо Јакимовски

Përfaqësuesti i koalicionit "Guximshëm për Maqedoninë" Stevço Jakimovski, gjithashtu tregoi edhe mënyrën e financimit shtetëror të fushatës politike. Thotë se ideja e financimit shtetëror të fushatës zgjedhore është të inkurajojë pluralizmin politik, dhe jo të financojë vetëm autoritetin kryesor politik dhe opozitën, ndaj theksoi se nuk e ka nënshkruar Kodin.

"Shuma të mëdha u ndahen vetëm katër koalicioneve apo katër partive politike dhe, siç tha folësi im i mëparshëm, thërrime për të gjithë të tjerët. Ideja e financimit shtetëror të fushatës zgjedhore, të procesit zgjedhor, është nxitja e pluralizmit politik", tha Jakimovski. qa

Foto: MIA

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR