• e shtunë, 23 nëntor 2024

Nënshkruhen marrëveshjet për investimin e ri gjermano-holandeze të Breinçajldit

Nënshkruhen marrëveshjet për investimin e ri gjermano-holandeze të Breinçajldit

Shkup, 12 nëntor 2024 (MIA) - Kryeministri Hristijan Mickoski dhe drejtuesi i Breinçajld, Ralf Hening Grosel sot nënshkruan marrëveshje për ndihmë shtetërore për dy projekte të ndara investuese. Bëhet fjalë për kompaninë Breinçajld e cila u formua si një sipërmarrje e përbashkët e një grupi investitorësh nga Gjermania dhe Holanda të cilët krijojnë një prodhues global të pajisjeve sportive të cilësisë së lartë për sportet e ujit dhe erës.

Brendi Breinçajld ka themeluar dy kompani në Maqedoni dhe atë: Breinçajld produksioni në vitin 2020 dhe Breinçajld prodhimi në vitin 2022.

"Mund të publikojmë një investim të ri të cilin e kam shpallur disa javë më parë. Po punohet për investim gjermano-holandez e cila konfirmon përpjekjet tona për të zhvilluar ekonominë dhe risitë e tregut", tha Mickoski në konferencën e sotme për media pas nënshkrimit të marrëveshjes.

Ai informoi se Breinçajld produksioni është një kompani e cila merret me aktivitete kërkimore dhe zhvillimore të produkteve të reja duke përdorur lëndë të para unike për të krijuar një material specifik të nevojshëm për prodhimin e pajisjeve për sportet e erës dhe ujit. Investimi ndodhet në Manastir në një objekt ekzistues prej 1.500 m2.

Plani i investimit, siç potencoi, përfshin investime në përshtatjen e një laboratori për kërkime dhe zhvillim dhe blerjen e pajisjeve dhe makinerive moderne. Sipas planit afarist dhe marrëveshjes për ndihmë shtetërore është paraparë që kompania të investojë një shumë totale prej të paktën 2,500,000 euro gjatë një periudhe prej 5 vitesh dhe parashihet të krijojë rreth 40 vende të reja pune me kualifikime të larta.

Nga ana tjetër, Breinçajld prodhimi është kompania që merret me prodhimin serik të pajisjeve dhe elementeve.

Mickoski theksoi se plani i pronarëve është ndërtimi i një objekti tërësisht të ri prej 3000 m2 në zonën industriale Zhabeni afër Manastirit dhe do të punësojë rreth 200 persona. Sipas planit të investimit, ndërtimi pritet të fillojë në vitin 2025, ndërsa cikli i investimeve prej rreth 8.500.000 euro të përfundojë brenda pesë viteve të ardhshme.

"Dhe pavarësisht ndërtimit të objektit të ri të vetin, qëllimi i kompanisë është të ruajë dhe përmirësojë laboratorin ekzistues për zhvillimin e produkteve të reja dhe proceseve të prodhimit, si dhe për testimin dhe krijimin e materialeve të qëndrueshme", theksoi Mickoski.

Ai shtoi se si pjesë e aktiviteteve për lidhjen me komunitetin lokal, Breinçajld ka hapur një shkollë të specializuar për qepjen e materialeve të avancuara që shërben si një qendër trajnimi për aktivitetet e planifikuara të kompanisë. Përveç kësaj, brendi Breinçajld është i përkushtuar ndaj një procesi të qëndrueshëm dhe miqësor ndaj mjedisit përmes prodhimit me materiale të ricikluara si lëndë të para dhe procese që eliminojnë disa praktika standarde të prodhimit të dëmshme për mjedisin.

"Vazhdojmë dhe më tutje të luftojmë për çdo vend pune dhe çdo investim që do të mbështesë ekonominë", shtoi Mickoski.

Pronari dhe menaxheri i Breinçajld, Ralf Hening Grosel në konferencën e sotme për media falënderoi Qeverinë për mbështetjen, duke potencuar se nga sot po fillojnë një kapitull i ri me të cilin do të mund t'i përmbushin qëllimet e përcaktuara.

"Faleminderit Qeverisë për mbështetjen. Me këtë mundemi të realizojmë vizionin tonë për produkte dhe komponentë të qëndrueshëm për sport. Nga sot ne fillojmë një kapitull të ri dhe shpresojmë se do të jemi në gjendje të përmbushim objektivat tona të vendosura", shtoi Hening Grosel. rq/

Foto: Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut

QËNDRONI TË LIDHUR