• e premte, 05 dhjetor 2025

Siljanovska Davkova për Ligjin për përdorimijn e gjuhëve: T'i përmbahen Kushtetutës dhe nuk do të gabojnë

Siljanovska Davkova për Ligjin për përdorimijn e gjuhëve: T'i përmbahen Kushtetutës dhe nuk do të gabojnë

Shkup, 28 prill 2025 (MIA)  - Presidentja Gordana Siljanovska Davkova, e pyetur se cili është mesazhi i saj për gjykaësit kushtetues gjatë marrjes së vendimit për Ligjin për përdorimin e gjuhëve, thotë se "duhet t'i përmbahen Kushtetutës dhe nuk do të gabojnë".

"Nuk dua të ndikoj në Gjykatën Kushtetuese, por ja një rekomandim i përgjithshëm, t'i përmbahen Kushtetutës, ta mbrojnë Kushtetutën, të jenë inkurajues, t'i përmbahen gjithashtu "amikus kurie" Komisionit të Venecias dhe kështu nuk do të gabojnë. Të distancohen nga politikanët që do të vendosin", deklaroi Siljanovska Davkova, duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve në konferencën e sotme për shtyp pas hapjes së tryezës së rrumbullakët me temë "A kemi nevojë për Ligj për Gjykatës Kushtetuese?", sot në Gjykatën Kushtetuese.

Gjykata Kushtetuese në dhjetorin e kaluar vendosi që të mbajë seancë përgatitore për debatin rreth nismave për vlerësimin e kushtetueshmërisë dhe legjitimitetit të Ligjit për përdorimin e gjuhëve. Seanca është caktuar për më 20 mars, por është anuluar për shkak të fatkeqësisë në diskotekën "Puls" në Koçan dhe duhet të ricaktohet.

Siç informoi kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Darko Kostadinovski, në një takim informues me gazetarët, në seancën përgatitore, e cila do të transmetohet drejtpërdrejt, do të marrin pjesë Martin Kujer, zëvendëskryetari i Komisionit të venecias dhe Gjykatës Supreme holandeze, i cili do të shpjegojë këshillën miqësore që gjykata jonë kërkoi nga Komisioni i Venecias dhe Arturus Kuçs, gjykatës në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut me ekspertizë në të drejtat e pakicave dhe përdorimin e gjuhëve të pakicave, i cili do të shpjegojë praktikën e GJEDNJ-së në raste të ngjashme dhe do të paraqesë standardet evropiane për përdorimin e gjuhëve.

Kryetari shtoi se në seancë do të flitet vetëm për të drejtën materiale, sepse pjesa formale e kushtetueshmërisë tashmë është absolvuar. Bëhet fjalë për Dekretin për Ligjin për gjuhë, për të cilin tashmë është mbajtir seancë përgatitore në vitin 2021.

Lënda për Ligjin e gjuhëve është përbërë nga 13 nisma nga qytetarë të ndryshëm, parti politike dhe shoqata, i formuar në vitin 2019, ndërsa është bërë aktual këtë vjeshtë pas vërejtjeve të Komisionit të Venecias. Gjykata Kushtetuese mund t'i hedh poshtë nismat, të vendos të ngritë procedurë për ligjin në tërësi ose vetëm në vetëm për pjesë të tij, ta ndalojë përkohësisht zbatimin e tij derisa të marrë vendim përfundimtar, ose ta dërgojë në përpunim në Kuvend.

Iniciatorë të iniciativave për të kundërshtuar dispozitat e Ligjit për përdorimin e gjuhëve janë partitë VMRO-DPMNE dhe E Majta, Asociacioni "Kongresit Botëror Maqedonas", Sollza Gërçeva, Tanja Karakamisheva Jovanovska, Jove Kekenovski, Vasko Lazeski, Ivana Mitevska, Tome Todorovski, Klementina Bërzanovska. Pas mbajtjes së seancës përgatitore, gjyqtari raportues ka një afat prej gjashtë muajsh për të përgatitur një raport mbi çështjen. mb/

Foto: MIA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR