• e shtunë, 10 janar 2026

Gjykimi për vrasjen e Vanjës dhe Pançes vazhdon më 16 maj

Gjykimi për vrasjen e Vanjës dhe Pançes vazhdon më 16 maj

Shkup, 28 prill 2025 (MIA) - Gjykimi për vrasjen e Vanjës dhe Pançes vazhdon më 16 maj pasi sot në Gjykatën Themelore Penale në Shkup përfundoi dëshmia e të akuzuarit Lupço Palevski i cili mohoi veprat e dhunshme penale dhe deklaroi se sipas tij motivi për vrasjen është i palogjikshëm dhe i pavërtetuar.

Pas dëshmisë së tij, gjykatësi Ivica Stefanovski u prononcua për disa kërkesa nga i akuzuari Palevski që u dorëzuan gjatë procedurës. Gjykata informoi se pranon marrjen e një video- regjistrimi nga filiali i Halk bankës më 27.11 2023 nga ora 9 deri në orën 12. Kërkesa për të thirrur si dëshmitarë dy ekspertët që ekzaminuan gëzhojat nuk u pranua, sepse kërkesa nuk ishte paraqitur në kohë në përputhje me Ligjin për procedurën penale. Është pranuar të paraqitet si provë gëzhoja e gjetur në vendin e ngjarjes ku u vra Pançe Zhezhovski.

Gjykatësi informoi se sot është dorëzuar një parashtresë nga mbrojtësi i Palevskit, avokati Jovica Strashevski me parashtresa të tjera të bashkangjitura për të cilat tha se Gjykatës i duhet kohë shtesë për t'i shqyrtuar.

Më 16 maj pritet të përfundojë procedura e provave dhe të fillohet me procedura plotësuese të provave.

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR