Duka: Nesër do të aplikojmë me 27 projekte në konkursin e dytë për marrje të mjeteve nga kredia hungareze
- Komuna e Dibrës nesër do të parashtrojë formularë aplikues drejt arkivit të Ministrisë së Vetëqeverisjes Lokale në konkursin e dytë për mbështetje të projekteve komunale infrastrukturore, konfirmoi për MIA-n kryetari i komunës, Hekuran Duka.
- Post By Arta Bunjaku
- 17:44, 28 prill, 2025
Dibër, 28 prill 2025 (MIA) - Komuna e Dibrës nesër do të parashtrojë formularë aplikues drejt arkivit të Ministrisë së Vetëqeverisjes Lokale në konkursin e dytë për mbështetje të projekteve komunale infrastrukturore, konfirmoi për MIA-n kryetari i komunës, Hekuran Duka.
"Në konkursin e dytë për mjetet nga kredis hungareze do të aplikojmë me 27 projekte në vlerë prej 131.649.580 denarëve. U referohen kryesisht infrastrukturës rrugore dhe rrjetit të ujësjellësit. Siç është e ditur afati për aplikim në konkurs përfundon nesër, që do të thotë kujdesemi për afatin. Jam optimist se do të na pranohen të gjitha projektet e parashtruara", shtoi Duka.
Dibra ishte një prej 17 komunave të cilat, siç informoi më datën 24 të këtij muaji ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Zllatko Perinski, nuk ka parashtruar aplikacione, deri kur nd[rkaq 63 komuna kishin parashtruan gjithsej 450 formularë aplikues.

Duka nuk e fsheh kënaqësinë nga projektet e pranuara nga konkursi i parë, kur komuna mori 700 mijë euro.
"Në konkursin e aprë parashttruam katër paraqitje ndërkaq kanë të[ bëjnë me përmirësimin e infrastrukturës rrugore në qytet përkatësisht rikonstruim të plotë të tre rrugëve lokale në qytet dhe ndërtim të ujësjellësit në fshatin më të madh në komunën tonë, fshatin Mogorçe. Na janë miratuar plotësisht tre projekte, përderisa njëri është me bashkëfinancim", shtoi Duka.
Sqaroi se mbështetje e plotë është marrë për rikonstruimin e rrugës "Migjeni" (ish-"JNA"), rruga "Petrit Bomova" (Zdravko Çoçkovski), si dhe ndërtimi i ujësjellësit për fshatin Mogorçe, ku jetojnë mbi dy mijë banorë. Rikontruimi i plotë i rrugës "Sabri Karameti" (Petre Popovski) do të realizohet me bashkëfinancim.
Qëllimi ynë është, theksoi Duka, për banorët e komunës, si në qytet, ashtu edhe në fshatra, të krijojmë kushte sa më të mira. ab/
Foto: МIА