• e premte, 19 korrik 2024

Në Veles dhe rajonin e Velesit deri në orën 13 dalja është 29,56, në Gradsko 33,51 për qind

Në Veles dhe rajonin e Velesit deri në orën 13 dalja është 29,56, në Gradsko 33,51 për qind

Veles, 24 prill 2024 (MIA) - Në 84 vendvotime në Veles dhe rajonin e Velesit, nga gjithsej 44 858 në Listën zgjedhore, deri në orën 13 kanë votuar 13 261 ose 29,56 për qind, informoi për MIA-n, Rebeka Bajdevska Gjosheva nga KKZ-ja.

Në komunën Gradsko, siç informuan për MIA-n, Meri Sedmakova Dimovska kryetare e KKZ Gradsko, në 11 vendvotime janë regjistruar 3019 votues, deri në orën 13 kanë votuar 1014 përkatësisht 33,51 për qind e votuesve, që është përqindja më e lartë nga tre komunat. 

Të dy KKZ-të në Veles dhe Gradsko me anëtarët dhe kryetarët e tyre janë në terren dhe monitorojnë rregullsinë e procesit zgjedhor.

Ata u bëjnë thirrje qytetarëve deri në orën 19 të dalin në vendvotimet dhe të realizojnë të drejtën e tyre të votës. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR