• e diel, 05 janar 2025

Në Turqi arrestohen 42 anëtarë të "Shtetit Islamik" në një operacion të madh anti-terrorist

Në Turqi arrestohen  42 anëtarë të

 Ankara, 3 janar 2025 (MIA) - Në Turqi në një operacion të madh kundër grupit "Shteti Islamik" janë arrestuar  42 anëtarë të tij, raportuan mediat turke.

Ministri i Punëve të Brendshme, Ali Jerlikaja, bëri të ditur se në operacionin, i cili u krye në territorin e 17 (nga gjithsej 81) qarqe në vend, përfshirë Adananë, Ankaranë, Stambollin dhe Edrenenë janë arrestuar gjithsej 42 persona.

 Jerlikaja saktësoi se operacioni u krye nën koordinimin e prokurorive të qarkut dhe Drejtorisë për Luftë kundër Terrorizmit të Komandës së Përgjithshme të Xhandarmërisë nga ekipe të komandave vendore të Xhandarmërisë.

Si rezultat i operacioneve janë arrestuar 42 të dyshuar të cilët janë konstatuar se janë anëtarë të organizatës terroriste, e kanë financuar  dhe kanë bërë propagandë për të përmes profileve të tyre në rrjetet sociale. Në bastisje u sekuestruan dokumente të shumta dhe materiale digjitale të grupit,theksoi Jerlikaja. 

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR