• e shtunë, 23 nëntor 2024

Në tre vitet e fundit është ulur vdekshmëria e të porsalindurve në vend 

Në tre vitet e fundit është ulur vdekshmëria e të porsalindurve në vend 

Shkup, 31 maj 2023 (MIA) - Vdekshmëria e të porsalindruve në tre vitet e fundit është ulur në Maqedoninë e Veriut, gjë që e bën vendin lider në krahasim me vendet e rajonit, tha përfaqësuesja speciale e Organizatës Botërore të Shëndetësisë për Maqedoninë e Veriut, Ane Johansen në forumin e sotëm "Barazia shëndetësore, kohezioni dhe rezistecna në Maqedoninë e Veriut: Drejt një transformimi të sistemit shëndetësor”.

Sipas Johanson, ka ende sfida sfida me të cilat përballet sistemi shëndetësor në vend, por janë bërë shumë përmirësime të rëndësishme. Ai theksoi se ka reforma të vazhdueshme që po zbatohen hap pas hapi, ndërsa kan për qëllim përmirësimin e qasjes së përgjithshme ndaj shëndetësisë.

Edhe ministri i Shëndetësisë Fatmir Mexhiti në fjalimin e tij theksoi se është ulur ndjeshëm vdekshmëria te të porsalindurit për një periudhë të shkurtër kohore.

"Si njohje e arritjeve tona, ne jemi përzgjedhur si i vetmi vend në rajonin evropian të OBSH-së që do të përfshihet në një libër që duhet të botohet nga selia e OBSH-së për vendet në mbarë botën, që janë më të suksesshme në përmirësimin e rezultateve shëndetësore të nënave dhe të porsalindruve. Kjo është një arritje për të cilën duhet të krenohemi", tha ministri.

Në njohje të arritjeve tona, ne jemi përzgjedhur si i vetmi vend në Rajonin Evropian të OBSH-së që do të përfshihemi në një libër që do të botohet nga selia e OBSH-së për vendet në mbarë botën që janë më të suksesshme në përmirësimin e rezultateve shëndetësore të nënës dhe të porsalindurve. Kjo është një arritje për të cilën duhet të krenohemi, tha ministri.

Një nga prioritetet kryesore të Ministrisë së Shëndetësisë, siç theksoi, është përmirësimi i qasjes në shërbimet shëndetësore, e cila ishte edhe temë e këtij forumi, ku u diskutua me të gjitha palët e interesuara.

"Veçanërisht dua të theksoj se në bashkëpunim me OBSH-në në nivel ekspertësh, punojmë në udhëzime strategjike për përballimin e sfidave kyçe të sistemit shëndetësor. Synimi ynë i përbashkët është thellimi i bashkëpunimit në nivel kombëtar dhe lokal, si dhe bashkëpunim i ndërsjellë i disa sektorëve, në drejtim të përmirësimit të qasjes në shërbimet shëndetësore për të gjithë qytetarët. Në disa raste deri më tani kam theksuar se fokusi i Ministrisë së Shëndetësisë janë pacientët dhe në atë drejtim ne vazhdojmë të veprojmë në mënyrë strategjike", nënvizoi ministri.

Sipas tij, mund të bëhen ndryshime në një periudhë të shkurtër kohore dhe për këtë, siç theksoi, duhet veprim i shpejtë dhe i vendosur. "Prandaj, gjatë muajve të fundit kam vizituar disa institucione shëndetësore, kam biseduar me mjekë, infermierë, si dhe pacientë dhe familje të tyre, të gjitha për të kuptuar më mirë sfidat me të cilat përballen dhe për të identifikuar fushat në të cilat mund të veprojmë", tha Mexhiti.

Ai theksoi se me mbështetjen e agjencive të OKB-së, po punohet për ndërtimin e një sistemi për kujdesin parësor shëndetësor, i cili do t'i plotësojë nevojat e popullatës. Ofruesit e kujdesit parësor shëndetësor, tha Mexhiti, duhet të lejohen të diagnostikojnë dhe të përshkruajnë barna për sëmundje jo të transmetueshme si hipertensioni dhe diabeti, ndërsa nevojitet edhe përditësimi i udhëzimeve klinike dhe avancimin e sistemit elektronik informativ shëndetësor.

"Dëshiroj të përmend nevojën e përditësimit urgjent të listës pozitive me barna të reja moderne për trajtimin e sëmundjeve jo të transmetueshme, veçanërisht hipertensionit. Kjo është arsyeja kryesore që qytetarët tanë paguajnë 40 për qind të shpenzimeve të kujdesit shëndetësor, që rezulton me atë që 7 për qind e amvisërive kanë kosto të larta të kujdesit shëndetësor, ndërsa 4 për qind përballen me varfërinë për shkak të kostove të larta të barnave, tha Mexhiti.

E gjithë kjo do të ndryshojë, theksoi ai, duke kujtuar se së fundi janë përfunduar pesë udhëzime dhe protokolle të reja klinike të bazuara në udhëzimet dhe dëshmitë ndërkombëtare për sëmundjet dhe gjendjet kronike më të zakonshme - hipertensionin, diabetin, sëmundjet pulmonare obstruktive kronike, astmën dhe hipotiroidizmin.

"Më 17 mars, qeveria miratoi një ligj që lejon mjekët e përgjithshëm të diagnostikojnë këto sëmundje dhe të përshkruajnë barna sipas udhëzimeve të reja klinike, të cilat përfshijnë edhe receta të përditësuara. Kompanitë farmaceutike tashmë do të kenë mundësinë të shprehin interesin e tyre për barna të reja, të bazuara në fakte, në mënyrë që të përfshihen në listën pozitive. Gjithashtu, procesi i bashkimit të klinikave universitare nën një person juridik dhe një menaxher të përgjithshëm do të përmirësojë koordinimin dhe do të sigurojë përdorimin optimal të burimeve. Tashmë kemi filluar procesin në Qeveri për heqjen e drejtorëve organizativë dhe ridrejtimin e mjeteve për përmirësimin e kujdesit ndaj pacientëve", nënvizoi ministri.

Në Forumin Kombëtar të Shëndetësisë morën pjesë pjesëmarrës nga një numër i madh sektorësh, institucione shëndetësore, përfaqësues nga autoritetet lokale, por edhe përfaqësues nga sektori joqeveritar, nga shoqatat civile dhe profesionale, të cilët nga këndvështrimi i tyre mund të kontribuojnë në tejkalimin e sfidave në këtë zonë. ls/

Foto: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR