• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Mickoski: Qytetarët duhet të marrin drejtësinë, e cila do të jetë e barabartë për të gjithë

Mickoski: Qytetarët duhet të marrin drejtësinë, e cila do të jetë e barabartë për të gjithë

Shkup, 24 dhjetor 2024 (MIA) - Mendojmë për disa hapa që do t'i ndërmarrin pas festave, sepse edhe përkundër paralajmërimeve se kanë kaluar ato sindroma të ankthit, diarresë, ngërçeve, temperaturës së ngritur, ende po shoh se ato procese janë duke vazhduar tek disa prokurorë dhe gjyqtarë, potencoi kryeministri Hristijan Mickoski dhe shtoi se qytetarët duhet të marrin drejtësi.

"Qytetarët e presin drejtësinë dhe ne planifikojmë që në periudhën e ardhshme të ndërmarrim veprime të tilla sepse qytetarët presin drejtësinë", tha Mickoski në pyetjen se a planifikohet zëvendësimi i anëtarëve të Këshillit Gjyqësor përmes Kuvendit.

Porositi se nuk mjaftojnë vetëm veprimet, të cilat i ndërmerr MPB-ja në luftën kundër krimit dhe shtoi se duhet të përfshihen të gjitha institucionet në atë.

"Nuk mjaftojnë vetëm veprimet e MPB-së, megjithëse do të them se këto ishin veprime historike që nuk janë mbajtur mend deri tani, të cilat janë kryer nga MPB-ja dhe BSP-ja dhe SPB Shkup, ASK-ja, por shohim se përpara nuk shkojnë gjërat në atë drejtim që presin qytetarët. Si Qeveri përmes MPB-së do të vazhdojmë të luftojmë, por presim që e gjithë kjo situatë të përfundojë pasi edhe institucionet e tjera të kuptojnë rëndësinë që drejtësia duhet t'u jepet qytetarëve dhe të jetë e barabartë për të gjithë", potencoi Mickoski. rq/bsh/

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR