• e mërkurë, 03 korrik 2024

Në tre raste të ndara në afërsi të ishullit grek Lesbos janë shpëtuar mbi 100 refugjatë dhe emigrantë

Në tre raste të ndara në afërsi të ishullit grek Lesbos janë shpëtuar mbi 100 refugjatë dhe emigrantë

Athinë, 20 shtator 2023 (MIA) - Roja bregdetare e Greqisë në tre raste të veçanta në det pranë ishullit Lesbos, herët në mëngjes ka zbuluar dhe shpëtuar 115 refugjatë dhe emigrantë, njofton korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Në të gjitha rastet emigrantët janë transportuar me varka dhe janë zbuluar gjatë patrullimeve të rregullta nga mjetet lundruese të Rojës bregdetare.

Në njërën varkë ka pasur 68 persona, në tjetrën 42, ndërsa në rastin e tretë pesë refugjatë. 

Të shpëtuarit u transportuan në mënyrë të sigurt në portin e qytetit të Mitilinit në Lesbos, ndërsa nga aty në qendrën për pranim dhe regjistrim të refugjatëve dhe emigrantëve. 

Në të njëjtën kohë, sipas agjencisë greke të lajmeve ANA-MPA, një aksion madhor i Shërbimit bregdetar është duke u zhvilluar në afërsi të Peloponezit, pasi një jahtë me rreth 90 emigrantë dhe refugjatë të paligjshëm u vërejt nga një aeroplan i Fronteksit.

Në anijen e mallrave u transferuan 25 persona nga një anije mallrash që ndodhej aty pranë, ndërsa gjashtë u morën nga një jahtë dhe u transferuan në portin e Pilos, ndërsa pjesa tjetër, sipas ANA-MPA, pritet të transferohet në një anije tjetër mallrash dhe të gjithë të merren në portin e qytetit të Kalamatës. qa/

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR