Katër palestinezë humbën jetën në një sulm izraelit në kampin e refugjatëve Nur Shams në Bregun Perëndimor
- Të paktën katër persona humbën jetën dje në një sulm izraelit në kampin e refugjatëve Nur Shams, në Bregun Perëndimor, njoftoi mbrëmë Ministria palestineze e Shëndetësisë.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 07:42, 3 korrik, 2024

Nur Shams, 3 korrik 2024 (MIA) - Të paktën katër persona humbën jetën dje në një sulm izraelit në kampin e refugjatëve Nur Shams, në Bregun Perëndimor, njoftoi mbrëmë Ministria palestineze e Shëndetësisë.
Armata izraelite njoftoi në një deklaratë se "është kryer një sulm ajror në një qelizë terroriste në Nur Shams derisa ata po vendosnin një mjet shpërthyes".
Foto: EPA