• e hënë, 23 dhjetor 2024

Në Tiranë mbahet Konferenca rajonale e 51-të e Interpolit për Evropën, Al Raisi: Siguria globale mbetet prioritet

Në Tiranë mbahet Konferenca rajonale e 51-të e Interpolit për Evropën, Al Raisi: Siguria globale mbetet prioritet

Tiranë, 11 qershor 2024 (MIA) - Kryetari i Interpollit, Ahmed Naser Al Raisi në Konferencën rajonale të 51-të të Intepolit për Evropë që sot filloi në Tiranë dhe do të zgjas deri të enjten, vlerësoi se "siguria globale mbetet prioritet".

Në fjalimin e tij theksoi se bashkëpunimi në luftën kundër krimit është shumë i rëndësishëm, duke shtuar se ekziston "bashkëpunim i mirë midis Intepolit dhe Evropës, duke porositur se "së bashku jemi më të fortë".

Ahmed Naser Al Raisi më tej vlerësoi rolin e Shqipërisë, duke shtuar se ajo është treguar si një shembull i mirë i bashkëpunimit ndërkombëtar.

Kontributi i BE-së në projektet e Interpolit është shumë i rëndësishëm. Rolin kyç e luan dhe Komiteti ekzekutiv i Interpolit. Komiteti ekzekutiv evropian gjithashtu luan një rol të rëndësishëm dhe kontributi i tyre është gjithashtu i rëndësishëm. Këto bashkëpunime janë të rëndësishme për sigurinë globale. Interpoli ka arritur të ketë mjete dhe zgjidhje të reja dhe të forcojë kapacitetet policore në 196 vende anëtare. Në vitin 2023, me mbështetjen e partnerëve evropianë, vendi ka bërë përparim të dukshëm, tha ai. 

Pjesëmarrësit i përshëndeti nikoqiri, ministri i Punëve të Brendshme, Taulant Balla duke thënë se "Shqipëria mbetet e përkushtuar në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit" dhe se sfida e vërtetë e policisë është të gjejë fajtorët dhe t'i sjellë ata para drejtësisë.

Sipas Ballës, rezultatet që i ka arritur policia e shtetit e bënë atë ndër institucionet më të besuara në Shqipëri.

"Shqipëria mbetet shumë e përkushtuar në luftën kundër krimit të organizuar, korrupsionit dhe narkotikëve. Ne reformuam sistemin e drejtësisë, për të forcuar sundimin e ligjit në institucione dhe filluam të mbledhim të gjitha rezultatet e mira. Konfirmojmë se Shqipëria është një partner i përkushtuar dhe i besueshëm dhe do të mbetet gati për bashkëpunim. Sot kemi shumë sfida në fushën e sigurisë. Krimi i organizuar, krimet kibernetike që kërkojnë koordinime dhe reagime të shpejta", tha Balla.

Konferenca rajonale do të zgjasë dhe në dy ditët e ardhshme, ndërsa në atë do të marrin pjesë rreth 200 përfaqësues nga agjencitë për zbatimin e ligjit nga vendet evropiane. rq/

Foto: MPB - Shqipëri

QËNDRONI TË LIDHUR