• e martë, 01 prill 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Në Tajlandë është ndërprerë komunikacioni hekurudhor dhe rrugor pas tërmetit të fuqishëm në Mianmar, në Bangkok janë mbyllur urat

Në Tajlandë është ndërprerë komunikacioni hekurudhor dhe rrugor pas tërmetit të fuqishëm në Mianmar, në Bangkok janë mbyllur urat

Bangkok, 28 mars 2025 (MIA) - Komunikacioni hekurudhor në tërë Tajlandën është ndërprerë pas tërmetit të fortë në Mianmarin fqinj, ndërsa në disa pjesë të vendit është ndërprerë dhe komunikacioni rrugor.

"Të gjitha linjat hekurudhore (në Tajlandë) përkohësisht janë ndërprerë për të garantuar sigurinë e udhëtarëve pas tërmetit në Mianmar", theksohet në kumtesën e hekurudhës tajlandeze.

Hekurudha kumtoi se operatorët për transport të shpejtë të Tajlandës janë urdhëruar të pezullojnë shërbimet, të evakuojnë udhëtarët dhe të garantojnë siguri, duke pastruar zonat nga rrënojat.

Disa ura në Bangkok, duke përfshirë dhe urën Rama III që shtrihet në lumin Çao Fraja në qendër të kryeqytetit tajlandez, janë mbyllur për shkak të tërmetit në Mianmarin fqinj, publikoi "Bangkok post". rq/bsh/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR