Mbi dy mijë viktima nga tërmeti në Mjanmar
- Numri i viktimave nga tërmeti i fuqishëm me magnitudë 7.7 që më 28 mars goditi Mjanmarin ka tejkaluar dy mijë, kumtuan sot autoritetet.
- Post By Fami Bajrami
- 16:23, 31 mars, 2025

Nejpido, 31 mars 2025 (MIA) - Numri i viktimave nga tërmeti i fuqishëm me magnitudë 7.7 që më 28 mars goditi Mjanmarin ka tejkaluar dy mijë, kumtuan sot autoritetet.
Mbi 3.900 njerëz janë lënduar, ndërsa 270 persona llogariten të zhdukur. Për shkak të numrit të lartë të viktimave në vend është shpallur shtatë ditë zie.
Operacionet e shpëtimit vazhdojnë. Më herët gjatë ditës së sotme, tre të mbijetuar janë nxjerrë nga rrënojat.
Tërmeti, epiqendra e të cilit ka qenë afër qytetit Mandalej, në një thellësi prej rreth 20 kilometra është ndjerë edhe në Tajlandë dhe vende të tjera aziatike. Disa minuta më vonë ka ndodhur një tjetër tërmet me intensitet 6.4 ballë.
Një numër i madh i vendeve kanë nisur të dërgojnë ndihma humanitare në Mjanmar dhe Tajlandë pas tërmetit të fuqishëm.
Foto: EPA