Liderja e ekstremit të djathtë të Francës, Marin Le Pen do ta ankimojë vendimin
- Marin Le Pen do ta ankimojë vendimin e gjykatës me të cilën liderja e ekstremit të djathtë të Francës, është dënuar me katër vite burg, njofton avokati i saj.
- Post By Fami Bajrami
- 17:17, 31 mars, 2025

Paris, 31 mars 2025 (MIA) - Marin Le Pen do ta ankimojë vendimin e gjykatës me të cilën liderja e ekstremit të djathtë të Francës, është dënuar me katër vite burg, njofton avokati i saj.
Sipas vendimit, dy nga katër vitet e burgimit do të jenë dënim me kusht. Gjykata vendosi gjithashtu që Le Pen duhet të ketë ndalesë pesë vjeçare të ushtrimit të posteve publike dhe duhet të paguajë gjobë prej 100.000 euro.
Le Pen është shpallur fajtore për përvetësim të fondeve evropiane.
"Kjo është goditje për demokracinë", tha avokati i saj.
“Marin Le Pen do të vazhdojë të luftojë”, tha zëdhënësi i partisë së saj, Tubimi kombëtar.
Le Pen konsiderohet si një nga favoritet për zgjedhjet presidenciale në Francë të planifikuara për vitin 2027.
Foto: EPA