Në sulmet ajrore izraelite goditet spitali i Gazës, humbën jetën 19 persona
- Një sulmin ajror izraelit në veri të Gazës thuhet se ka goditur një spital të drejtuar nga Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Ndihmë dhe Punë për Refugjatët Palestinezë (UNRWA).
- Post By Ajrije Rexhepi
- 14:39, 2 prill, 2025

Tel Aviv, 2 prill 2025 (MIA) - Një sulmin ajror izraelit në veri të Gazës thuhet se ka goditur një spital të drejtuar nga Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Ndihmë dhe Punë për Refugjatët Palestinezë (UNRWA).
Të paktën 19 persona humbën jetën, duke përfshirë nëntë të mitur dhe të tjerë u plagosën në sulmin në Xhabalia, njoftoi agjencia palestineze e lajmeve.
Zëdhënësi i ushtrisë izraelite tha se pretendimi ishte nën hetim.
Agjencia, gjithashtu, raportoi afër spitalit ka pasur persona të zhvendosur brenda spitalit dhe se në ndërtesë ka shpërthyer zjarr.
Diku tjetër në Gazë, katër persona u vranë në sulme të ndara izraelite, ndërsa ekipet e shpëtimit në Kan Junis nxorrën trupat e 12 personave, përfshirë gra dhe fëmijë, nga rrënojat, tha agjencia.
Foto: Arkivi i MIA-s