• e shtunë, 11 maj 2024

Në SPQ "8 shtatori" është promovuar sistemi për navigimin e repartit të otoringolaringologjisë dhe bazës së kafkës, i pari në vend dhe rajon

Në SPQ

Shkup, 28 dhjetor 2023 (MIA)- Sistem për navigimin e repartit të otoringolaringologjisë dhe bazës së kafkës i cili është aparati i parë i tillë në shtetin tonë dhe më gjerë në rajon u promovua sot në SPQ "8 shtatori". Ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti tha se bëhet fjalë për pajisje të re mjekësore të siguruar nga Ministria për përmirësimin e shërbimeve shëndetësore në këtë institucion shëndetësor publik.

"Me aparatin e ri që e kap vlerën 12 milion denarë, është e mundur të kryhen në mënyrë të sigurtë operacionet më komplekse në fushën e rinosinusologjisë dhe bazës së trurit, si dhe të trajtohen në mënyrë kirurgjikale tumoret në këtë zonë. Pacientët tashmë nuk do të udhëzohen për kurim në vende te huaja, siç ka qenë deri më tani, kurse tendenca është që ky objekt shëndetësor të kthehet në qendër rajonale në këtë fushë", theksoi ministri.

Ai njoftoi se është blerë edhe një sistem i ri HD për procedurat endoskopike me gastroskop dhe kolonoskop, me vlerë të përgjithshme prej 6.2 milion denarë, me çfarë përmirësohen në mënyrë të konsiderueshme shërbimet shëndetësore në seksionin e procedurave endoskopike në SPQ “8 Shtatori”.

"Poashtu për këtë ISHP-ja siguroi edhe pesë aparate të reja për hemodializë me vlerë të përgjithshme prej 5.3 milion denarë. Aparatet tashmë kanë arritur dhe janë vënë në përdorim nga reparti i neurologjisë dhe me to dukshëm janë përmirësuar trajtimet e hemodializës në SPQ 8-të shtatori", shtoi Mexhiti.

Ministri informoi se për shkak të numrit të rritur të pacientëve në ambulancat neurologjike, si dhe numrit të pacientëve të shtruar në spital, planifikohet hapje e repartit të ri për neurologji, bashkë me onkologjinë, sigurimi i eho aparatit për nevojat e eho ambulancave, si dhe praktikimi i metodave të reja, si biopsia renale, dopler i arterieve renale dhe funksionet, pra evakuimi i cisteve renale.

"Si Qeveri jemi të përkushtuar për investime serioze dhe përmirësim të sistemit shëndetësor të cilin përpiqemi ta bëjmë modern cilësor dhe të qasshëm për të gjithë qytetarët tanë", tha Mexhiti.

Foto: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR