• e hënë, 23 dhjetor 2024

Marshim tradicional alpinist deri në Vodno

Marshim tradicional alpinist deri në Vodno

Shkup, 11 maj 2024 (MIA) - Me rastin e Ditës së Flamurit Evropian, Lëvizja Evropiane sot organizon marshimin tradicional alpinist deri në Vodno.

Marshi do të fillojë në orën 09:00 para selisë së BE-së, ku do të shkëmbehet flamuri maqedonas dhe evropian.

"Flamujt do të shkëmbehen nga shefi i Delegacionit të BE-së në Shkup, Dejvid Gir dhe kryetarja e Lëvizjes Evropiane, Mileva Gjurovska, të cilët do të kenë fjalimin e tyre. Marshi do të nisë nga selia e Delegacionit të Bashkimit Evropian në drejtim të majës së Vodnos, ku do të vendosen dy flamujt", thonë nga Lëvizja Evropiane.

Marshi tradicional alpinist, shtojnë ata, përveç karakterit ceremonial, është edhe në drejtim të afirmimit të aktiviteteve sportive dhe malore. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR