• e premte, 22 nëntor 2024

KSHZ: Deri më tani janë parashtruar 17 ankesa për rezultatet nga zgjedhjet parlamentare, për presidencialet nuk ka

KSHZ: Deri më tani janë parashtruar 17 ankesa për rezultatet nga zgjedhjet parlamentare, për presidencialet nuk ka

Shkup, 10 maj 2024 (MIA) - Në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ) deri në këtë moment arritën 17 ankesa të cilat kanë të bëjnë me procedurën e përmbledhjes së rezultateve nga zgjedhjet parlamentare, informoi për MIA-n zëdhënësja e KSHZ-së, Radica Todorovska - Aleksovska.

"Ankesa për procedurën e votimit nuk ka. Ankesa për procedurën e përmbledhjes së rezultateve për zgjedhjet parlamentare janë parashtruar nga Koalicioni VLEN - 9 dhe nga Koalicioni "Maqedonia e juaj" - 8. Ankesa për procedurën e përmbledhjes së rezultateve për zgjedhjet presidenciale deri më tani nuk ka", deklaroi për MIA-n zëdhënësja e KSHZ-së.

Afatet për parashtrimin e ankesave në KSHZ për realizimin e të drejtës së votës përfunduan në orën 19:00, përderisa afati për parashtrimin e ankesave për zgjedhjet presidenciale është deri në orën 22:30 dhe deri në orën 23:30 për zgjedhjet parlamentare.

KSHZ për nesër caktoi mbledhje publike për publikimin e rezultateve përfundimtare për Zgjedhjet presidenciale. 

Nëse pas përfundimit të afatit sonte në orën 22:30 nuk ka ankesa KSHZ nesër do ta dorëzojë raportin me rezultatet përfundimtare nga zgjedhjet presidenciale në Kuvend, ndërsa pastaj pritet që kryetari i Parlamentit, Jovan Mitreski ta caktojë mbledhjen të dielën në mesditë për inaugurimin e presidentes së re Gordana Siljanovska Davkova. 

Më 8 maj në vend u mbajtën zgjedhje të dyfishta, rrethi i dytë i zgjedhjeve presidenciale në të cilat fitoi Gordana Siljanovska Davkova dhe zgjedhjet parlamentare në të cilat më së shumti mandate fitoi VMRO-DPMNE. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR