• e mërkurë, 03 korrik 2024

Në Shqipëri dy ditë zie për të madhin, Ismail Kadare

Në Shqipëri dy ditë zie për të madhin, Ismail Kadare

Tiranë, 2 korrik 2024 (MIA) - Qeveria shqiptare shpalli dy ditë zie në shenjë nderimi për shkrimtarin e madh shqiptar, Ismail Kadare, i cili dje në moshën 88-vjeçare ndërroi jetë në Spitalin universitar në Tiranë.

Sot dhe nesër (2 dhe 3 korrik) do të jenë ditë zie kombëtare, ndërsa flamujt në institucionet shtetërore do të ulen në gjysmështizë.

"Të mërkurën do të mbahen homazhe publike dhe ceremoni shtetërore tek Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit në Tiranë, nga ora 9:00 deri ne orën 11:00. Ditën e njejtë, në orën 13:00, për nder të tij, do të ndërpriten të gjitha aktivitetet dhe do të ketë një minutë heshtje në tërë vendin", kumtoi Top çanell.

Për organizimin e shprehje të nderimeve të fundit dhe ceremonië shtetërore u formua komision i poaçëm shtetëror nën mbikëqyrjen e kryeministrit Edi Rama.

Shpenzimet janë në barrë të Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacioneve.

Kadare është një prej shkrimtarëve më briliantë bashkëkohor, fitues i shumë çmimeve ndërkombëtare, ndërkaq disa herë ishte i nominuar edhe për çmimin "Nobel" për letërsi. Vepra e tij më e njohur është "Gjenerali i ushtrisë së vdekur.

Veprat e tij janë përkthyer në rreth 45 gjuhë të ndryshme, me çka është përfaqësuesi kryesor i letërsisë shqiptare në botë.

Në vjeshtën e vitit 1990, Ismail Kadare vendosi të largohet nga Shqipëria dhe të qëndrojë në Paris. Shkrimtari në atë kohë largimin e tin e arsyetonte me "mungesën e ndryshimeve demokratike".

Pjesën më të madhe gjatë dy vitee të fundit me bashkëshorten Elena e kaloi në qytetin e tij të lindjes, Gjirokastër. ab/

 

QËNDRONI TË LIDHUR