• e hënë, 23 dhjetor 2024

Në Shkup paralajmërohen disa protesta, MPB me regjim të posaçëm të komunikacionit

Në Shkup paralajmërohen disa protesta, MPB me regjim të posaçëm të komunikacionit

Shkup, 24 nëntor 2023 (MIA) - Në Shkup sot do të mbahen disa protesta, para Kuvendit të punësuarit në administratën gjaqësore dhe të prokurorisë, Fondit për Shëndetësi dhe Zyrës së Avokatit të popullit, ndërsa para Ministrisë së Shëndetësisë anëtarët e Sindikatës së pavarur të punonjësve shëndetësor. Protestat janë vazhdimësi e kërkesave për rritje të pagave.

Të punësuarit nga shërbimi gjyqësor dhe i prokurorisë në organizim të Sindikatës së të punësuarve në Administratë, Organe Gjyqësore dhe Shoqata të Qytetarëve (AOGJSH) grevojnë nga 27 shtatori duke kërkuar pagesë të shtesave në rrogë dhe rritje të pagave për 78 për qind, vlerë për të cilën u rritën pagat e funksionarëve të zgjedhur.

Paga më të larta kërkojnë edhe të punësuarit në Zyrën e Avokatit të Popullit të cilët për herë të parë dolën në protestë para tre ditësh kur treguan se kanë një volum të madh pune dhe se të ardhurat e tyre mujore mbeten në krahasim me organet tjera rregullatore të pavarura.

Protestë do të ketë edhe para Ministrisë së Shëndetësisë në organizim të Sindikatës së Pavarur të Punonjësve Shëndetësor.

Nga MPB  kumtojnë se në periudhën nga ora 11 deri në 14:30 Njësia për Siguri në Komunikacionin Rrugor pranë SPB-së Shkup do të ndërmarrë masa për regjim të posaçëm të komunikacionit në rrugët e zonës qendrore të qytetit të Shkupit për shkak të mbajtjes së protestave.

Nga atje apelojnë te qytetarët t'i respektojnë urdhërat që i japin nëpunësit policor në rrugët ku zhvillohen protestat. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s 

QËNDRONI TË LIDHUR