• e premte, 22 nëntor 2024

Në Pakistan në një sulm ndaj disa automjeteve janë vrarë 28 persona

Në Pakistan në një sulm ndaj disa automjeteve janë vrarë 28 persona

Islamabad, 21 nëntor 2024 (MIA) - Të paktën 28 ​​persona janë vrarë, ndërsa dhjetëra janë plagosur, pasi një grup i armatosur hapi zjarr ndaj disa automjeteve në veriperëndim të Pakistanit.

Incidenti ka ndodhur në Kuram, në provincën veriperëndimore Hajber Pahtunhva, ku muajt e fundit në përleshjet fetare midis shumicës sunite dhe myslimanëve pakicë shiitë janë vrarë dhjetëra persona.

Ende askush nuk e ka ndërmarrë përgjegjsinë për sulmin.

Presidenti i Pakistanit, Asif Ali Zardari e dënoi sulmin dhe i ka urdhëruar autoritetet të ndërmarrin masa kundër atyre, të cilët e organizuan sulmin.

Myslimanët shiitë përbëjnë rreth 15 për qind nga popullata 240-milionëshe me shumicë sunite në Pakstan, i cili ka një histori të armiqësisë fetare midis shiitëve dhe sunitëve. rq/bsh/

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR