Në një sulm në Sevastopol, tre persona humbën jetën, mbi 100 janë plagosur
- Numri i të vdekurve pas sulmit të forcave të armatosura të Ukrainës në Sevastopol është rritur në tre, ndërsa në mesin e viktimave janë edhe dy fëmijë, njoftoi sot guvernatori i Krimesë, Mihailo Razvozaev.
Sevastopol, 23 qershor 2024 (MIA) - Numri i të vdekurve pas sulmit të forcave të armatosura të Ukrainës në Sevastopol është rritur në tre, ndërsa në mesin e viktimave janë edhe dy fëmijë, njoftoi sot guvernatori i Krimesë, Mihailo Razvozaev.
"Numri i të plagosurve është rritur në gati 100 persona. Është mobilizuar i gjithë sistemi shëndetësor, janë punësuar mjekë dhe personel mjekësor. Sallat e operacionit janë në funksion. Viktimave u është ofruar e gjithë ndihma e nevojshme mjekësore", ka shkruar ai në Telegram.
Razvozaevi ka theksuar se sulmi është kryer me raketa balistike me municion thërrmues.