• e mërkurë, 02 tetor 2024

Në listën e vetme zgjedhore në Dibër mbi 19 mijë, në Qendër Zhupë mbi shtatë mijë votues

Në listën e vetme zgjedhore në Dibër mbi 19 mijë, në Qendër Zhupë mbi shtatë mijë votues

Dibër, 16 prill 2024 (MIA) - Sipas zyrës rajonale të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve në Dibër, e cila mbulon edhe komunën e Qendër Zhupës, të cilat i përkasin njësisë së pestë zgjedhore, në listat zgjedhore janë regjistruar gjithsej 26.717 persona me të drejtë vote. 

"Shikuar veçanërisht në listën e vetme zgjedhore për komunën e Dibrës janë të regjistruar 19.334 votues, e cila është për 123 votues më shumë krahasuar me zgjedhjet e fundit vendore, në tetor të vitit 2021 dhe votimi do të zhvillohet në 27 qendra votimi. Në listën e vetme zgjedhore për komunën e Qendrës Zhupës janë regjistruar 7.383 votues ose 306 më shumë, krahasuar me zgjedhjet e përsëritura për kryetar komune, ndërsa votimi do të bëhet në 16 vendvotime", thonë nga zyra.

Shtojnë se në kuadër të përgatitjeve për zgjedhjet, në komunën e Qendër Zhupës me sukses ka përfunduar trajnimi për komisionin komunal dhe bordet zgjedhore, ndërsa në Dibër ka filluar dje dhe do të zgjasë deri të premten.

Përkujtojnë se personat e pamundur dhe të sëmurë deri në mesnatë mund të regjistrohen për të votuar në zgjedhjet presidenciale të 24 prillit.

Në zgjedhjet e fundit të mbajtura, lokale, në Dibër kanë votuar 37 të sëmurë dhe të pamundur, pasi në prill të vitit 2022 të zgjedhjeve të përsëritura për kryetarë komune, për shkak të regjistrimit të pasiguruar, të drejtën e votës në komunën e Qendër Zhupës e kanë shfrytëzuar 52 persona. qa

Foto: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR