• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Mexhiti në Berlin, pjesë e festivalit të parë gastronomik shqiptar

Mexhiti në Berlin, pjesë e festivalit të parë gastronomik shqiptar

Berlin, 2 tetor 2024 (MIA)-  Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Izet Mexhiti sot mori pjesë dhe kishte paraqitje në Festivalin e parë gastronomik shqiptar që tuboi në një vend 110 komapani nga Ballkani, si dhe bëri bashkë ata me vendimmarrësit politik nga Maqedonia e Veriut, Kosova dhe Shqipëria.

Në panelin me temë “Ku tradita takohet me tregtinë” nën praninë e presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, ministrin për Evropë dhe Punë të Shqipërisë Igli Hasani, ministrin e Ekonomisë dhe Punës së RMV-së Besar Durmishi, kryetarin e  Tetovës Bilall Kasami, Mexhiti tha se diaspora e madhe dhe e suksesshme shqiptare, po na bën krenarë çdo ditë nëpër gjithë botën, ndërsa kanë bërë që Berlini për 2 ditë të frymon shqip.

“Një ngjarje e këtillë, që na bashkon të gjithëve në një skenë të madhe ndërkombëtare, na bën krenarë si komb dhe na tregon se sa shumë kemi për të ofruar. Faleminderit organizatorëve për këtë mundësi dhe përkushtimin e tyre në promovimin e imazhit pozitiv të shqiptarëve nëpër botë. Le të vazhdojmë të ndërtojmë ura bashkëpunimi dhe të tregojmë botës se shqiptarët janë të gatshëm të shkëlqejnë kudo”, tha Mexhiti.

Mexhiti tha se ky panair nuk është vetëm një festë e shijeve dhe traditave tona, por edhe një platformë që tregon fuqinë tonë për të konkurruar në tregjet ndërkombëtare, për të ndërtuar ura bashkëpunimi dhe për të treguar vlerat e kulturës sonë të pasur.

Festivali Botëror i Gastronomisë Shqiptare ka tubuar në një vend në Berlin110 kompani nga sfera e gastronomisë, liderë shqiptar të Ballkanit, kryetar komunash, biznesmenë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Lugina e Preshevës dhe Arbëreshët e Italisë.

Në panair u tha se vetëm në Berlin ka mbi 600 restorante shqiptare, ndërsa në botë mbi 27.000, që promovojnë kulturën dhe traditën shqiptare anembanë botës. Kompani nga Maqedonia e Veriut kanë qenë Dauti Komerc dhe Tikvesh.

 


 

QËNDRONI TË LIDHUR