• e premte, 05 dhjetor 2025

Zvicra fillon Programin e ri të Bashkëpunimit 2025–2028 për të vazhduar mbështetjen e Maqedonisë së Veriut drejt integrimit Evropian dhe procesit të reformave për zhvillim të qëndrueshëm

Zvicra fillon Programin e ri të Bashkëpunimit 2025–2028 për të vazhduar mbështetjen e  Maqedonisë së Veriut drejt integrimit Evropian dhe procesit të reformave për zhvillim të  qëndrueshëm

Shkup, 20 maj 2025

Zvicra ka filluar zyrtarisht Programin e ri të Bashkëpunimit 2025–2028 për Maqedoninë e  Veriut, duke riafirmuar përkushtimin e saj afatgjatë për të mbështetur reformat demokratike të  vendit, rritjen e qëndrueshme ekonomike dhe qëndrueshmërinë mjedisore.

Që nga shpallja e pavarësisë së vendit, Zvicra ka qenë një partnere e besueshme, duke investuar  mbi 370 milionë franga zvicerane për të mbështetur reformat drejt zhvillimit të qëndrueshëm dhe  integrimit evropian. Këto investime nuk përfaqësojnë vetëm mbështetje financiare, ato përfshijnë  ndarjen e përvojës zvicerane, përkushtimin e përbashkët dhe punën në frymën e vlerave të  diversitetit, pluralizmit dhe barazisë.

Që nga viti 1992, Zvicra ka qenë një nga partnerët më konzistent zhvillimor të Maqedonisë së  Veriut, duke kontribuar në ndërtimin e institucioneve më të forta të demokratike, promovimin e  zhvillimit ekonomik të qëndrueshëm, përmirësimin e qasjes në ujë të pijshëm të pastër dhe  shërbime energji efikase për trajtimin e ujërave të ndotura dhe njëkohësisht përmirësimin e 
qëndrueshmërisë ndaj ndryshimeve klimatike dhe mbrojtjen e mjedisit.

Me një buxhet indikativ prej 56.1 milionë franga zvicerane, strategjia e re ndërtohet mbi përvojat  e mëparshme dhe fokusohet në tri fusha kyçe:

Qeverisja Demokratike – Mbështetje e institucioneve mbikëqyrëse në nivel kombëtar dhe lokal,  organizatat e shoqërisë civile si aktorë të qeverisjes dhe ofrues të përgjegjshëm të shërbimeve,  forcimi i skenës së pavarur kulturore dhe lufta kundër korrupsionit.

Zhvillimi Ekonomik i Qëndrueshëm – Mbështetje për modernizimin e biznesit, praktikat e gjelbra  dhe krijimin e vendeve të punës në zona më pak të zhvilluara, në veçanti përmes zhvillimit të  aftësive dhe arsimit profesional.

Uji dhe Mjedisi – Mbështetje për menaxhimin e integruar të burimeve ujore, shërbimeve të  qëndrueshme për menaxhimin e mbetjeve, bio-diversitetin dhe qëndrueshmërinë e ekosistemeve.

Bashkëpunimi afatgjatë zhvillimor zviceran është i dizajnuar të shtrihet në afat tetë deri dhjetë  vjeçar, duke ditur kështu faktin se tranzicioneve qenësore dhe të qëndrueshme ju nevojitet kohë. 

Strategjia e re e bashkëpunimit vazhdon të promovojë inkluzivitetin dhe diversitetin në të gjitha  ndërhyrjet. Përforcimi i dialogut midis një spektri të gjerë të grupeve kyçe ngel prioritet për  ndërtimin e një konsensusi shtetëror për reformat kyçe, rritjen e transparencës dhe sigurimin e  Embassy of Switzerland in North Macedonia implementimit efektiv të reformave.

Një theks i veçantë i kushtohet punës me të rinjtë që të  mbështetet roli i tyre aktiv në ndërtimin e armërisë së vendit, ndërsa forcimi i grave në jetën  politike dhe ekonomike vazhdon të jetë objektiv qendror, duke pasqyruar kështu dedikimin 
zviceran në barazinë gjinore si bartës i inovacionit dhe zhvillimit të qëndrueshëm. Konsideratat  mjedisore do të shtytë ndër të gjitha iniciativat për mbështetjen e tranzicionit të gjelbër të  Maqedonisë së Veriut dhe forcojnë qëndrueshmërinë ndaj ndryshimeve klimatike.

Për më  shumë, digjitalizimi do të mbështetet në rritje si mjet strategjik për promovimin e transparencës, efikasitetit, dhe llogaridhënies në qeverisje dhe shërbimeve publike. Zvicra do të vazhdojë të bashkëpunojë me institucionet kombëtare dhe lokale, shoqërinë civile, sektorin privat dhe partnerët e tjerë ndërkombëtarë për të siguruar ndikim më të madh dhe të qëndrueshëm.

Ambasada e Zvicrës në Maqedoninë e Veriut

_________________________________________________________

MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit. 

QËNDRONI TË LIDHUR