Siljanovska - Davkova nuk e zbuloi emrin e guvernatorit të ri, por e di se kush do të ishte, Mickoski pret nga ai të jetë shtytës i trendeve pozitive ekonomike
- Emri i guvernatorit të ri do të bëhet i ditur së shpejti. Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova pritet ta dorëzojë propozimin për guvernator në Kuvend. Ajo sot në deklaratë për media nuk e bëri të ditur emrin, por tha se e di se kush do të jetë. Kryeministri Hristijan Mickoski, mgjithatë, pret që guvernatori i ri të punojë në ruajtjen e stabilitetit makroekonomik dhe të jetë shtytës i trendeve pozitive ekonomike.
- Post By Fami Bajrami
- 15:34, 20 maj, 2025
Shkup, 20 maj 2025 (MIA) - Emri i guvernatorit të ri do të bëhet i ditur së shpejti. Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova pritet ta dorëzojë propozimin për guvernator në Kuvend. Ajo sot në deklaratë për media nuk e bëri të ditur emrin, por tha se e di se kush do të jetë. Kryeministri Hristijan Mickoski, mgjithatë, pret që guvernatori i ri të punojë në ruajtjen e stabilitetit makroekonomik dhe të jetë shtytës i trendeve pozitive ekonomike.
"Nuk po e them së pëari emrin para gaeztarëve, shpresoj të mos zemëroheni, por mendoj se tashmë e di. Me të drejtë u krijua debat dhe pyetje, por gjithsesi mendoj se është diçka që duhet praktikuar për secilin funksion – të ulemi me të gjithë ata që përmenden dhe të bisedojnë. T'i pyetni ata se çfarë mendojnë për të tjerët ose çfarë mendojnë se do të bëjë, e nuk është bërë... Do të doja edhe më shumë të ketë më shumë kandidatë, por, kjo nuk është e mundur gjithmonë", deklaroi sot Siljanovska Davkova.
Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova është dashur dje ta dorëzojë propozimin në Kuvend, por, nga kabineti i saj, informuan se ajo ka biseduar me kandidatët dhe se së shpejti propozimin do ta dorëzojë në Kuvend.
Midis tre kandidatëve më seriozë për këtë funksion janë përmendur guvernatorja aktuale Anita Angelovska-Bezhoska, profesori në Fakultetin ekonomik në Shkup, Trajko Sllaveski dhe ish ministri i Financave, Zoran Stavreski.
Kryeministri Hristijan Mickoski sot në deklaratë për media tha se pret stabilitet makroekonomik dhe se guvernatori do të jetë shtytës i trendeve pozitive ekonomike.
"Të presim dhe të shohim se cili do të jetë propozimi i dorëzuar në Kuvend nga Kabineti i presidentes", tha Mickoski.
Nesër skadon mandati pesëvjeçar i guvernatores aktuale, Anita Angelovska Bezhoska, e cila ka marrë detyrën më 22 maj të vitit 2018. rq/bsh/
Foto: arkivi i MIA-s