• e hënë, 30 shtator 2024

Në Lazaropole minus një, në Kodrën e Diellit zero gradë

Në Lazaropole minus një, në Kodrën e Diellit zero gradë

Shkup, 30 shtator 2024 (MIA) - Në Lazaropole këtë mëngjes është matur temperaturë minus një, ndërsa në Kodrën e Diellit zero gradë, kumtoi DPHM.

Në Shkup është 12 gradë, ndërsa më nxehtë është në Gjevgjeli me 15 gradë.

Në 24 orët e fundit më shumë shi ka rënë në Prilep 21 litër për metër katror.

Moti sot do të jetë me diell dhe më i ftohtë me vranësira të vogla deri mesatare lokale. Do të fryjë erë e fuqishme, ndërsa përgjatë Vardarit dhe në pjesët lindore erë e fuqishme veriperëndimore (në disa vende mbi 70 kilometra në orë).

Temperatura maksimale do të lëvizë prej 13 deri 22 gradë.

Në Shkup mot me diell me vranësira të vogla deri mesatare lokale dhe me erë të fuqishme nga drejtimi verior. Temperatura maksimale do të arrijë deri 22 gradë. rq/

Foto: MIA

 

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR