• e diel, 09 mars 2025

Në Kuvend debat për përmirësimin e statusit të grave

Në Kuvend debat për përmirësimin e statusit të grave

Shkup, 7 mars 2025 (MIA) - Kuvendi sot do t'i mbajë seancat e 38-të, ku duhet të debatohet për disa propozim vendime dhe ligje, si dhe të 39-të, e cila është me pikë të vetme në rend të ditës "30 vjet angazhime dhe arritje për përmirësimin e statusit të gruas dhe plane të ardhshme për veprim”.

Në kuadër të seancës së 38-të, deputetët do të debatojnë për Propozim vendimin për shpalljen e konkursit publik për emërimin e anëtarëve të Këshillit programor të Radio-televizionit të Maqedonisë, si dhe për propozim-vendimet për emërimin e anëtarit të Komisionit shtetëror për vendimmarrje në procedurë administrative, procedurë për marrëdhënie pune dhe mbikëqyrje inspektuese në shkallë të dytë, dhe të drejtorit dhe zëvendës drejtorit të Agjencisë për administrim.

Në rend të ditës së seancës janë edhe Propozim ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për realizimin e projekteve infrastrukturore për ndërtimin e segmentit rrugor Milladinovci-Shtip dhe segmentit rrugor Kërçovë-Ohër, në lexim të parë, si dhe Propozim ligji i plotësuar për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për zona të zhvilluara teknologjike industriale, në lexim të dytë. Po ashtu edhe Propozimi i ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për sigurimin pensional dhe invalidor, me procedurë të shkurtuar, si dhe Propozim programi për shënimin e përvjetorëve jubilarë të ngjarjeve të rëndësishme dhe personave të shquar për vitin 2025. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR