Në Komunën e Dibrës të drejtën e votës duhet ta realizojnë 137 persona të sëmurë dhe të pafuqishëm
- Në Komunën e Dibrës sot të drejtën e votës, në kushte shtëpiake duhet ta realizojnë 137 persona të sëmurë dhe të pafuqishëm.
- Post By Arta Bunjaku
- 11:15, 1 nëntor, 2025
Dibër, 1 nëntor 2025 (MIA) - Në Komunën e Dibrës sot të drejtën e votës, në kushte shtëpiake duhet ta realizojnë 137 persona të sëmurë dhe të pafuqishëm.
"Për rrethin e dytë u parashtruan 60 kërkesa, nga të cilat u pranuan 57. Në rrethin e parë, më 19 tetor, u parashtruan 83 kërkesa, u pranuan 80 dhe votuan 76 persona të sëmurë dhe të pafuqishëm. Si komision jemi angazhuar maksimalisht dhe gjithçka është gati për ditën e nesërme të zgjedhjeve", tha për MIA-n Rilind Hasa, kryetar i Komisionit komunal zgjedhor.
Në zgjedhjet e fundit lokale, në rrethin e dytë, 60 persona e realizuan të drejtën e tyre të votës, që ishte 40 persona më shumë se në rrethin e parë, kur votuan 20 persona të sëmurë dhe të pafuqishëm.
Në këtë komunë, votimi do të zhvillohet në 27 vendvotime, në listëne vetme zgjedhore janë regjisttruar 19763 persona me të drejtë vote. Më 19 tetor, të drejtëne votës e sjfrytëzuan 8052 ose 40,72 për qind. ab.
Fotо: МIА